< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Elinel prezanton albumin e ri muzikor “Gur”
2024-04-07 15:36:25

Albumi Gur nga Elinel (Foto nga instagram)

Albumi Gur nga Elinel (Foto nga instagram)

Elinel prezanton albumin e ri  muzikor “Gur”, i cili  përmban 19 këngë dhe ka vetëm një bashkëpunim. Repisti i njohur shqiptar, Elinel e ka prezantuar këtë albumin Gur”, me vetëm bashkëpunimin me këngëtarin e mirënjohur Alban Skënderaj. Tekstshkruesi i këngëve është  vetë Granit Bajraktari (emri i vërtetë i artistit Elinel), i cili në këto projekte muzikore ka trajtuar tema të ndryshme. Në albumin e tij nuk kanë munguar dedikime për familjen, babanë, vajzat, të rinjtë, si edhe tema të tjera. Elinel ka hyrë në treg me një stil mjaft të veçantë, duke iu përshtatur trendit të kohës. Disa nga këngët e albumit janë: “A men”, “Ikona”, “Dimri”, “Babes”, “Familjes”, etj. Të gjitha këngët ndodhen në kanalin YouTube dhe mendohet që ky album të ketë suksesin e merituar.

Elinel (Foto EpokaeRe)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree