Roja Bregdetare e Kinës heton hyrjen e fundit të paligjshme të Filipineve në gumën Houteng
2024-04-06 20:16:02

Roja Bregdetare e Kinës (CCG) tha se Filipinet organizuan të enjten disa anije për të kryer aktivitete të paligjshme në ujërat fqinjë me gumën Houteng të Kinës.

Zëdhënësi i CCG-së, Gan Yu, tha se çështjet u trajtuan në mënyrë të arsyeshme, ligjore dhe profesionale.





Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt Nansha, përfshirë gumën Houteng dhe ujërat e tyre fqinjë, tha ai.

Anijet zyrtare të Filipineve shkelën të drejtat e Kinës, bënë provokime nën maskën e mbrojtjes së peshkimit dhe organizuan media për të hapur dezinformim, i cili prish stabilitetin në Detin e Kinës Jugore, vuri në dukje Gan.

Çdo taktikë që shkel të drejtat e Kinës është e kotë, paralajmëroi ai.

CCG-ja do të kryejë operacione të rregullta për mbrojtjen e të drejtave dhe zbatimin e ligjit në ujërat nën juridiksionin e Kinës dhe do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin territorial, të drejtat dhe interesat detare të vendit, tha zëdhënësi. (Li Huailiang/Edmond)