Sovraniteti i ishujve Nansha: E vërteta shkruhet qartë në arkivat historike të SHBA-së, Britanisë dhe Francës
2024-04-05 11:18:54

Anthony Carty, studiues i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe profesor nderi i Shkencave Humane dhe Sociale të Universitetit të Pekinit, ka kaluar shumë vite duke gërmuar në arkivat kombëtare të SHBA-së, Britanisë dhe Francës. Në një intervistë për CMG, ai tha se e vërteta e sovranitetit të ishujve Nansha, shkruhet qartë në arkivat historike të SHBA-së, Britanisë dhe Francës.

Anthony Carty tha: "Franca dhe Britania kanë deklaruar qartë se Filipinet s'kanë pretendime të besueshme ndaj ishujve Nansha. Pretendimet e tyre janë absurde. Dy dokumente të rëndësishme e mbështesin këtë." 

Carty tha në intervistë: "Një dosje ligjore e Ministrisë së Jashtme Franceze, nga viti 1974 deri në 1979, hedh poshtë pretendimet e Filipineve. 

SHBA ka disa të dhëna shumë qesharake, por gjithsesi në vitet 1950, Nd/Sekretari i Shtetit, Murphy, tha: "Megjithatë, është e qartë se pretendimi i Filipineve për Ishujt Nansha s'ka bazë ligjore." 

Kjo u shpreh edhe në një raport të Këshilltarëve Ligjorë Britanikë, të vitit 1974. Raporti u miratua nga i gjithë departamenti. Më pas edhe nga Komiteti i Kabinetit për Mbrojtjen dhe Politikat e Jashtme. Si agjencia më e lartë qeveritare, ka njohur prej kohësh në dokumentet zyrtare ligjore, se ishujt Nansha i përkasin Kinës." (Çang Çuo)