“X-Factor Albania” është një spektakël televiziv që ndër vite ka nxjerrë shumë talente nga e gjithë Shqipëria. Edicioni i këtij viti, ka arritur që në çdo qytet të vendit, të kërkojë atë personazh që kishte faktorin “X” e që i duhej këtij spektakli. Më në fund u plotësua numri i kërkuar dhe u përzgjodhën 16 zërat më të mirë nga e gjithë shqiptaria të cilët solllën performanca të jashtëzakonshme live. E jo vetëm kaq, por në një mbrëmje të vetme, publiku ka shijuar larmishmëri ngjyrash vokale, të cilët të mbledhur së bashku formonin mozaikun artistik që dinë ta bëjnë mjaft mirë stafi i këtij talent show, me në krye regjizoren Vera Grabocka dhe producenten Alketa Vejziu.
Arilena dhe taletet (Foto Bordo)
Në karrigen e jurisë këtë vit u ulën për të vlerësuar talentet, figura të njohura të ekranit me në krye Adi Krastën, i cili u rikthye në këtë spektakël talentesh pas prezantimit të talent-show-t të parë në Shqipëri “Ethet e së premtes mbrëma”. Adi Krasta një nga prezantuesit më të mirë në vend është drejtues artistik i disa Festivaleve në Rtsh, si dhe prezantues dhe drejtor artistik i Festivalit të parë të Këngës në Kosovë dhe prezantues i shumë programeve televizive.
Në poltronin e jurisë është rikthyer pas rrëmbimit të vendin e parë në spektaklin “X Factor Albania”, këngëtarja Arilena Ara, gjithashtu fituese e Festivalit të 58-të të Këngës në Rtsh. Pjesë e jurisë së këtij edicioni është edhe artistja Elhaida Dani, e cila ka marrë shumë çmime të para në talent show-n “Star Academy”, fituese e çmimit të parë në “Top Fest”, fituese e çmimit të parë në talent show-n italian “The Voice of Italy”, fituese e Festivalit të 53-të të Këngës në Rtsh, përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurosong 2015”. Elhaida Dani shënoi një sukses të jashtëzakonshëm me muzikalin e famshëm botëror, “Notre Dame De Paris”, ku ka performuar në të gjitha teatrot botërore. Ndërsa anëtari tjetër i jurisë është Young Zerka, artisti me ngjyrim zëri tejet të veçantë, që numëron shumë këngë të njohura që janë bërë hite. Ai është artisti që solli në Shqipëri një zhanër ndryshe të muzikës, atë të “Reggea & Dance Hall”, duke u plotësuar ekipi i anëtarëve të jurisë së këtij edicioni, që mund të konsiderohet si një nga edicionet më të suksesshëm të këtij formati artistik.
Elhaida DAni dhe taletet (Foto Bordo)
Suksesi në radhë të parë vjen nga përzgjedhja me kujdes e talenteve, të cilët do të kenë një të ardhme të ndritur përpara. Nga 2 mijë konkurrentë, pas një përzgjedhje shumë selektive dhe të kujdesshme, arritën të shkonin në netët live 16 prej tyre. Një punë e jashtëzakonshme me vocal -coach Egzona Ademi, Kamela Islamaj,etj të cilët kanë punuar pa pushim me këta të rinj, me një intensitet të madh, ku për disa muaj të rinjtë kanë përfituar njohuri që mund t’i merrnin në shkollat më të mira të muzikës, pasi javë pas jave ata janë rritur artistikisht.
Arilena Ara dhe taletet (Foto Bordo)
Tashmë që kanë përfunduar 12 javët e netëve live, kanë mbetur vetëm 6 finalistë. Të gjithë talentet janë njëri më i mirë se tjetri, dhe e veçanta e tyre është se secili ka një timbër të veçantë zëri.
Për Tv Klan Vocal Coach Kamela Islamaj tha: “Unë kam punuar për shumë vite për disa Vocal Coach, në disa talent show, pas një pushimi rikthimi në një talent show është mjaft emocionues. Dy këngëtarët që kanë mbetur në konkurim në grupin tim, janë artista që premtojnë shumë dhe mendoj se do jenë e ardhmja e muzikës shqiptare. Por gjithashtu do shtoja se të pestë djemtë që kisha në grupin tim, janë super të mirë, kanë një stil shumë të përcaktuar dhe kjo është një gjë shumë e mirë që këngëtarëve, artistëve u duhet shumë kohë që ta gjejnë, është se ata e kanë shumë të qartë se çfarë duan të bëjnë”, tha këngëtarja Kamela Islamaj.
“X Factor Albania” duket se i kishte munguar publikut shqiptar, për t’u rikthyer së fundi në ekranin e Tv Klan mjaft fuqishëm, për të shpalosur talentin e këtyre të rinjve që punojnë çdo ditë, për të ecur me sukses në rrugën e bukur të artit. Talentet performojnë në finalet e ‘live show’ pranë idhujve të tyre, njerëz të afirmuar të skenës si Arilena, Elhaida dhe Young Zerka. Në “X -Factor” gjen muzikë të mirë, show të vërtetë, garë mes njëri- tjetrit dhe shumë emocione. Tashmë ëndrrat e tyre për të prekur skena të mëdha, duket se janë bërë realitet. Edhe talentët që kanë përfunduar garën, kanë realizuar këngët e tyre, të cilat i kanë bërë publike menjëherë pasi kanë lënë rrugëtimin në këtë talent show.
Young Zerka dhe talentët (Foto Bordo)
Ky spektakël, i cili synon zbulimin e yjeve të ardhshëm të muzikës, erdhi nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, duke dhuruar një spektakël plot emocione çdo të premte në ekranin e Televizionit Klan. Prezantuesja Alketa Vejsiu në median ku punon, ka ndarë për publikun përvojën dhe emocionet e saj që nga edicioni i parë, i cili nisi në vitin 2012.
“Para 10 vitesh, që të sillja edicionin e parë të “X Factor” në Shqipëri, ishte një sfidë për mua personalisht. Pas, kisha forcën e Vera Grabockës, me të cilën punoj dhe kam ndarë ëndrrat e një jete prej 24 vitesh, duke vijuar se një brigadë e tërë njerëzish profesionistë qëndrojnë pas këtij formati. Por duhet ndonjëherë që të bësh një pushim në televizion për një format të caktuar dhe mendoj se kur “X -Factor” bëri 4 edicionet e para, ishin disa talent show në Shqipëri dhe është mirë që brezi të ripërtërihej, se aq popullsi jemi. Kështu që duke patur një pushim total të talent show-t në Shqipëri, dhe një distancë kaq e madhe që i jep mundësinë të rinjve që të promovohen, në një epokë jo me kaq shumë mundësi të jashtëzakonshme për të realizuar ëndërrat, them se “X-Factor” ishte një zgjedhje shumë e mirë. Ky “X-Factor është edicioni me zërat më të mirë që kemi patur, madje kemi filluar të vuajmë edhe ne përpara se ata të eleminohen”, ka theksuar Alketa Vejsiu.
Alketa Vejsiu dhe anëtarët e Arilena Ara dhe taletet (Foto Bordo) jurisë, Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani, Young Zerka (Foto Bordo)
Netët live të spektaklit 'X Factor Albania' kanë nisur në muajin janar 2024, ku nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë u ngjitën në skenën live në Tv Klan, 16 talentët më mirë të përzgjedhur nga i gjithë vendi. Të ndarë në tre kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve. Gjithashtu në këtë edicion u krijuar edhe një grup: The Chemicals, me anëtarët Giovanni, Joni dhe Rossario.
Në kategorinë e vajzave kanë qenë Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna. Në kategorinë mix ishin Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi. Ndërsa në kategorinë e djemve ishin Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.
Spektakli u konceptuar për të realizuar 15 netë live, ku tashmë kanë interpretuar artistët e rinj të këtij spektakli për 12 javë me radhë dhe në garë për çmimin e madh janë vetëm 6 artistë. Ata janë të rinj ku shumë prej tyre studiojnë për muzikë, apo kanë një kulturë dhe formim të rëndësishëm muzikor. Cili do të jetë fituesi i këtij edicioni? Secili prej tyre ka krijuar profilin e tij artistik, fansat e tij, por një gjë është e sigurtë, kushdo që ta fitojë çmimin e parë, ata të gjithë kanë fituar simpatinë e publikut. Ata janë më të mirët e zgjedhur në vend dhe secili prej tyre ka ‘X’ e veçantë si në timbrin e zërit, paraqitjen skenike, interpretimin duke dhuruar një shovv të vërtetë artistik, pra gjithçka që e përmbush një skenë spektakli. Kushdo që të jetë fituesi, ata të 16 talentë konsiderohen fitues.
Sava Lena