Kina premton rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës së Shtetit të Rakhine të Mianmarit
2024-04-05 11:48:09

foto nga CFP

Geng Shuang, zv/përfaqësues i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara / foto nga CFP

Kina premtoi të enjten se do të vazhdojë të luajë "rol konstruktiv" për stabilizimin sa më parë të gjendjes në Shtetin Rakhine të Mianmarit, ku kohët e fundit ka rishpërthyer lufta.

Në konferencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Rakhine të Mianmarit, Geng Shuang, zv/përfaqësues i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, theksoi qëndrimin mbi konfliktin e vazhdueshëm në këtë vend.

Pas gjendjes së acaruar kohët e fundit, që tërhoqi vëmendje ndërkombëtare, Geng theksoi se konflikti është çështje e brendshme të Mianmarit, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të respektojë sovranitetin e vendit dhe të nxitë dialogun midis partive përkatëse.

"Si fqinj miqësor i Mianmarit, Kina ndjek me vëmendje zhvillimet në Rakhine", deklaroi Geng, duke theksuar përkushtimin për nxitjen e paqes nëpërmjet "kanaleve të ndryshme".

Aktualisht, një delegacion kinez gjendet në Mianmar për ndërmjetësim dhe komunikim. Kjo tregon qëndrimin aktiv të Kinës për zgjidhjen e konfliktit, tha përfaqësuesi kinez.

Geng përsëriti lidhjen e thellë të Kinës me Mianmarin dhe angazhimin e saj për mbështetjen e stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies së këtij vendi. "Politika e miqësisë e Kinës me Mianmarin, përfshin gjithë popullin," pohoi ai, duke premtuar ndihmë të vazhdueshme dhe "një rol konstruktiv" për zgjidhje paqësore të krizës në Shtetin e Rakhinës. (Wang Lei/ Elona)