Mjeshtëria Rongchang xiabu, një trashëgimi kulturore jomateriale tradicionale kineze po merr më shumë vëmendje dhe mundësi tregu në mbarë botën për shkak të trashëgimisë dhe inovacionit nga Ivan Andrew Chen, një i ri nga India, dhe gruaja e tij kineze, Tang Yi.
Rongchang xiabu,(Ron çan shia bu), një lloj xiabu (fjalë për fjalë "rrobë vere") ose linoja kineze, është një tekstil i lashtë i punuar me dorë, që e ka origjinën në dinastinë Han (206 p.e.s-220 pas Krishtit) në rrethin Rongchang, Chongqing.
foto nga VCG
Rongchang, vendlindja e Tang është një qytet historik që ka tre trashëgimi kulturore jo-materiale kombëtare: xiabun, qeramikën dhe teknikat e prodhimit të erashkave të letrës. Po ashtu, është një bazë ideale kultivimi për barishten kineze me cilësi të lartë nga e cila prodhohet pëlhura e njohur xiabu.
I quajtur "mbreti i fibrave natyrale", tekstili është i rehatshëm, i lehtë për t'u larë, i qëndrueshëm dhe ka një shkëlqim të mëndafshtë, duke e bërë atë veshje ideale verore.
Xiabu nga Rongchang dikur ishte jashtëzakonisht popullor. Ai u bë një zgjedhje e preferuar e modës për mbretërit dhe fisnikët gjatë Dinastisë Tang (618-907) dhe ishte një nga produktet më të hershme të eksportuara nga zona në shekullin e 20-të.
I lindur në Mumbai, të Indisë në vitin 1989, Chen ka rrënjë të thella në Kinë, me origjinë kineze nga gjyshi i tij. Ai punoi si trajner shërbimi në një linjë ajrore ndërkombëtare në Katar për gjashtë vjet.
Chen u rilidh me Kinën në vitin 2015 kur takoi Tang në festën e një miku.
Tang, 32 vjeçe, lindi në një familje të përqendruar në industrinë e xiabu në Rongchang për tre breza. Në vitin 2022, kushërira e saj, Ma Linqin, u nderua si trashëgimtare e mjeshtërisë Rongchang xiabu në Chongqing.
Menjëherë pas marrjes së një diplome biznesi në Mbretërinë e Bashkuar, Tang u kthye në shtëpi me një vizion për të ndihmuar bizneset e familjes së saj.
Vitet e fundit, kushërirat kanë përfshirë elemente tërheqëse për shijet e të rinjve në artin antik dhe kanë promovuar qindra sende kreative të bëra nga pëlhura e tyre xiabu, të tilla si ekrane, piktura dekorative, qëndisje, erashka, fletore dhe peshqirë.
"Udhëtimi im personal dhe profesional mori një kthesë të papritur, por të rastësishme, kur gjeta dashurinë dhe u martova në Rongchang në 2019-n",- tha Chen.
Pasi Tang prezantoi Chen me mjeshtërinë Rongchang xiabu, i riu u mahnit shpejt nga pëlhura dhe mjeshtëria e hollë e ruajtur dhe e transmetuar nëpër breza.
Chen hoqi dorë nga puna e tij e mëparshme dhe përqafoi Rongchang si shtëpinë e tij të re. Ai shërben si ambasador kulturor dhe kërkon ta promovojë mjeshtërinë globalisht. Ai mësoi kinezisht brenda një viti.
foto nga VCG
Prejardhja e tyre arsimore, mendjemprehtësia e biznesit dhe dallimet kulturore, të mbështetura nga përvoja tetëvjeçare e Chen-it në industrinë e shërbimeve, i kanë dhënë çiftit një perspektivë shumë më të gjerë, duke respektuar praktikat tradicionale e duke siguruar rëndësinë e produktit në tregun global. Vitet e fundit, Rongchang xiabu është bërë gradualisht i njohur për më shumë kultura, falë përpjekjeve të përbashkëta të çiftit dhe ndjeshmërisë ndaj shijeve ndërkombëtare. Produktet Xiabu u dërgohen diplomatëve të huaj nga Gjermania, Polonia dhe Zvicra si suvenire.
Ata hapën një vendpushim spa me temë xiabu-n në Rongchang në vitin 2021. Për të përmirësuar përvojën e klientëve, ata inkorporuan pëlhurën anti-bakteriale gjatë trajtimeve.
Një vit më vonë, çifti hapi hotelin “Rongchang Buju Boutique”, hoteli i parë me temë xiabu-n në Rongchang.
Çifti futi elemente të ndryshme xiabu në dhomat e miqve, në shtrate dhe dekorimet e shtëpisë për të promovuar një mënyrë jetese të ndërgjegjshme për mjedisin.
Vitin e kaluar, ata hapën një restorant me gatime të provincës kineze Sichuan dhe indiane në hotelin e tyre për të pasuruar diversitetin e tij kulturor.
"Dëshmia e mjeshtërisë së përpiktë të artizanëve ndezi një zjarr brenda meje për të ndarë këtë traditë të shkëlqyer përtej kufijve të Rongchang",- tha Chen.
Sipas komisionit lokal të tregtisë, kërkesa vjetore për xiabu në tregun ndërkombëtar arrin rreth tre milionë topa, ndër të cilat 40 për qind i shiten Koresë së Jugut. Në tre vitet e fundit, 13 kompani prodhuese xiabu në Rongchang, duke përfshirë biznesin familjar të Tang, kanë eksportuar mallra me vlerë më shumë se 50 milionë juanë (6.93 milionë dollarë).
Në gusht të vitit të kaluar, organizuar nga komisioni lokal i tregtisë, çifti çoi xiabu-n në një ekspozitë tekstili në Korenë e Jugut. Në shkurt, ata shkëmbyen mallra në një panair tekstili në Vietnam.
foto nga VCG
Chen tha se ata do të vazhdojnë të marrin pjesë në shfaqjet tregtare ndërkombëtare dhe festivalet kulturore për të ekspozuar cilësitë unike të Rongchang xiabu dhe për të demonstruar rëndësinë e tij kulturore.
Ai tha se India ka kostume dhe dizajn të shkëlqyer veshjesh, por është për të ardhur keq që një produkt specifik kulturor si Rongchang xiabu nuk është shumë i popullarizuar. Kështu, ai po kërkon bashkëpunime ndërkombëtare në tregun e tij vendas. Chen gjithashtu planifikon të nisë programe arsimore për të trajnuar artizanët e rinj dhe për të bashkëpunuar me institutet e modës.
Për më tepër, ai synon të bashkëpunojë me markat e qëndrueshme për të integruar xiabu në veshjet moderne dhe të punojë me institucionet arsimore për të ofruar seminare dhe leksione mbi xiabu-n.