“Tirana nga ajri”, të fshehtat e kryeqytetit në objektivin e Alket Islamit
2024-04-03 10:41:24

Tirana nga ajri- foto ATSH

Tirana e fotografuar nga ajri - foto shqiptarja.com

Alket Islami, fotografi qe fotografon nga lart- foto Pena.al

Në Kinema “Millenium” mbrëmjen e 27 marsit u shfaq premiera e dokumentarit “Tirana nga ajri”, si dhe u prezantua albumi me të njëjtin titull, i cili përmban imazhe nga kryeqyteti shqiptar prej vitit 1993 deri në ditët tona të fiksuara prej fotografit dhe drejtorit të Aeronautikës shqiptare, Alket Islami.

Kjo nuk është hera e parë që Alket Islami fotografon Tiranën dhe e prezanton në një album fotografik.

Autori i librit dhe i dokumentarit e ka fotografuar për herë të parë kryeqytetin në vitin 1993, kur Tirana kishte një pamje dhe shtrirje gjeografike, aspak të ngjashme me pamjen që ka sot. Duke u marrë me vite me sportin aeronautikës, Alket Islami ka mundur të krijojë një koleksion të paharruar të pamjeve të qytetit të Tiranës, duke e bërë atë të jet jo vetëm një album me foto, por një rrëfim emocionues dhe frymëzues për të gjithë ata që e shohin dhe brezat që do të vijnë.

“Ideja e librit ka qenë që në fluturimin tim të parë mbi qytetin e Tiranës, në ’94 -ën, që kur shkrepa fotografinë e parë me një kamera amatore. Gjithmonë ideja ishte që të grumbulloja materiale për librin e parë. Momenti për librin po kalonte, sepse Tirana po ndryshonte dhe duhej nxjerrë patjetër ky volum. Këtë ide ia dhashë edhe kryeministrit, të cilit i pëlqeu. Falë edhe ndihmës që na dha bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, mikja ime e fëmijërisë, tironse e vjetër”, tregon Islami.

Nëpërmjet pamjeve nga ajri mund të shihet transformimi gradual i qytetit, nga infrastruktura urbane e deri në objektet kulturore dhe sociale, që kanë ndikuar në zhvillimin e tij.

I pranishëm në këtë promovim, kryeministri Edi Rama, u bëri thirrje të pranishmëve që të blejnë librin, pasi, sipas tij libri është një kontribut për këtë dëshmitar fluturues të Tiranës. Ky libër është një lloj trashëgimie që merr një rëndësi të veçantë, u shpreh Rama

Nga cereonia e promovimit te librit. Kryeministri Rama me famijen e tij dhe Alket Islami, gjithashtu me familjen e tij- foto ATSH

Sipas kreut të qeverisë, interesant është fakti i përfshirjes në album të fotografive të Tiranës së para viteve ’90, për të bërë krahasimin e ndryshimeve transformuese, që ka pësuar kryeqyteti ynë. Ky kontrast është bërë me një pjesë të vogël fotografish që vijnë nga e shkuara, si artefakte të lidhura me historinë e Tiranës.

“Është një paketë e dhuruar nga një familje e një fotografi që nuk jeton më. Shikohet si ka qenë Tirana në atë kohë.  Kjo ishte esenca të shfaqnim këto lloj imazhesh”, tregon Islami.

Fotografi gjithashtu tregon se shumë shpejt do të prezantojë edhe albumin e dytë, ku do të përfshijë foto të tjera të Tiranës, që nga viti 1994.

Gjithashtu ai konfirmoi se puna e nisur do të vijojë me volumin e dytë me  fotografi të tjera të Tiranës ’94-95... deri të pas viteve ‘2000.  Te libri i dytë do të prezantohen edhe të gjitha familjet e tiranasve, me mbiemra dhe fotografi, bashkë me natyrën.

Libri “Tirana nga ajri” tashmë ndodhet në librari dhe çdo tiranas duhet ta ketë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nënvizoi vlerën dokumnetare të këtij albumi. Ai i mëshoi faktiti se fotot dëshmojnë Tiranën e shekullit të ri, të njërit nga kryeqytetet më të bukur të Evropës. Ai  shprehu bindjen se “Tirana do të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit  dhe kryeqyteti evropian i të gjithë rajonit tonë.”

“Tirana nga Ajri” përmban pamje të qytetit, të lagjeve, të çdo cepi të kryeqytetit e filmuar nga Alket Islami, drejtor i Aeronautikës.

Neritana Kraja