Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Ningbo dhe Vendeve të Evropës Qendrore e Lindore
2024-04-03 09:56:08

Foto nga VCG

Nga Administrata e Përgjithshme e Doganave, mësohet se në dy muajt e parë të vitit, Zona Demonstruese e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar të Vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Ningbo, importoi dhe eksportoi 8.86 miliardë juanë, një rritje prej 12.5% nga viti kaluar. Kjo është e vetmja zonë demonstruese e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në Kinë, që synon vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Që nga fillimi i saj në vitin 2018, ka akumuluar importe dhe eksporte prej 218.33 miliardë juanë, me një rritje mesatare vjetore prej 18.3%.

Pas të dhënave të rritjes, qëndron një numër i madh kompanish në Ningbo, të cilët janë të angazhuar në importin dhe eksportin e mallrave me vendet e Evropës Qendrore e Lindore.

Foto nga Chinanews.com

Kompania Xiangmiao në Ningbo është njëra prej tyre. Ajo është e angazhuar kryesisht në importin e mallrave nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Përveç verës, rakisë, kafesë dhe produkteve ushqimore origjinale, këtë vit Kompania ka importuar edhe produkte kimike, mallra të përditshmërisë, bizhuteri, kristale etj. Kompania mban licencën ekskluzive të shitjes në Kinë, të 23 markave të njohura serbe në Kinë.

Kompania Dijia Weida është agjenti në Kinë i firmës bullgare të kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës, Biofresh. Palët bashkëpunojnë prej tre vitesh. Rrethi i miqve të Biofreshit është zgjeruar edhe në Shangai, Hangzhou, Chongqing dhe qytete të tjera, duke ndërtuar themelet për bashkëpunim të mëtejshëm.

"Biofresh planifikon të krijojë një qendër shpërndarjeje logjistike për produktet e saj, pasi të hyjë në Kinë. Ningbo është zgjedhja e parë. Jo vetëm që këtu është panairi Kinë - Europa Qendrore e Lindore, por ka edhe avantazhet unike të portit." - tha Presidentja e Kompanisë, Chen Yi.

Foto nga CMG

Përsa i përket eksportit, produkti kryesor që Ningbo eksporton në vendet e Evropës Qendrore e Lindore janë qelizat fotovoltaike. Në vitin 2023, Ningbo eksportoi 1.54 miliardë juanë qeliza diellore në këto vende. Midis tyre, kompania e Energjisë së Re Dongfangrisheng eksportoi 1,108 miliardë juanë.

"Produkti ynë kryesor i eksportit, janë komponentët e qelizave diellore. Kemi përfunduar ndërtimin e projekteve të stacioneve të energjisë fotovoltaike në vende si Rumani, Bullgari, Ceki. Si një kompani lider për energjinë e re, këtë vit do të përqëndrohemi në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë, do të shfaqim avantazhe në fushat e kostos dhe të inovacioni teknologjik. Ne mund të arrijmë objektivat "me karbon të ulët" ose "zero karbon" për klientët në vendet e Evropës Qendrore e Lindore." tha Bian Zhigang, Drejtor i Kompanisë së Energjisë së Re Dongfangrisheng.

Larmishmëria e mallrave nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore, po bëhen specialiteti i Ningbosë. Në mbarë Kinën ka kërkesë për mallrat nga këto vende. Një sërë kompanish të Ningbo po luajnë rolin e prezantimit për mallrat që hyjnë në tregun kinez. Ata paraqesin këto mallra në shumë panaire të nivelit kombëtar. Përdorin shitjet e drejtpërdrejta në internet, për të ndihmuar qytetin Ningbo të bëhet zgjedhja e parë për mallrat e Evropës Qendrore dhe Lindore, për futjen në Kinë.

Për nxitjen e tregtisë të mallrave të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, zhdoganimi është një hap i rëndësishëm.

Dogana Ningbo zbaton parimin "Dogana e zgjuar”duke filluar ndërtimin e Qëndrës së Informacioneve të Doganave Kinë - Vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Në tregtinë e mallrave të këtyre vendeve, Ningbo ka epërsi në fushat e politikave, porteve, apo informacioneve, për të shkurtuar kohën e zhdoganimit.

Mësohet se Dogana Ningbo krijoi grupin e posaçëm të punës. Përmes mënyrave si prezantimi i politikave, bisedat me kompanitë, vizitat e hetimet, Dogana njohu tendencat e tregtisë së mallrave, kërkesat dhe vështirësitë e kompanive. Bazuar në komentet dhe kërkesat e kompanive, përmes platformës "Për zhdoganimin e mallrave të importit të Evropës Qendrore dhe Lindore", u hartuan udhëzuesit e rinj të importit për mallrat e zakonshëm si mishi, makina. U ndanë gjithsej 64 pjesë në 6 kategori, për të arritur hartimin e udhëzuesit të procesit të plotë, nga aksesi deri në zhdoganim.

Foto nga Chinanews.com

Njëkohësisht, faqja e portalit të Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës, zhvilloi një intervistë online me temë "Ndihma për ndërtimin e një platforme të re, për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për hapjen e nivelit të lartë me botën e jashtme", duke ofruar konsultime për më shumë se 285,000 njerëz.

Departamenti i Taksave Ningbo, shkurtoi më tej kohën e përpunimit të rimbursimit të taksës së eksportit. Thjeshtoi procesin dhe përmirësoi shpejtësinë, për të ndihmuar ndërmarrjet të përshpejtojnë operacionet kapitale dhe të rigjallërojnë zinxhirin e kapitalit. Aktualisht, koha mesatare e përpunimit, për rimbursimet e taksave, për ndërmarrjet e eksportit në Ningbo, është reduktuar në katër ditë pune.

Vitet e fundit, Departamenti i Taksave Ningbo ka vazhduar të zhvillojë shërbimet në fushën dixhitale, ka ndërtuar një platformë shërbimi "waishuitong (Njohuri për taksat në vendet huaja)" dhe ka zbatuar udhëzime të sakta, për të ndihmuar në mënyrë efektive kompanitë, të shmangin "rreziqet e fshehura tatimore" gjatë investimeve jashtë vendit.

 "Përmes platformës "waishuitong", jo vetëm që mund të kontrollohen politikat më të fundit, por konsultohen edhe çështjet e lidhura me taksat, për të bërë pyetje e për të marrë zgjidhje të personalizuara," tha Sun Yan, Drejtor Financiar i Kompanisë Menohua në Ningbo, "Kjo na jep besim për t'u hapur në rang botëror." (Çang Çuo)