“Kapriçot” e kursit të këmbimit, ekspertët analizojnë efektet në ekonomi
2024-04-03 11:33:29

Monedha Euro(Foto Euronews Albania)

Monedha Euro(Foto Euronews Albania)

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka shënuar sërish luhatje. Në dy javëshin e fundit të marsit Kursi i këmbimit të Euros ka njohur nivelin  më të lartë të vitit 2024 dhe nivelet më të ulëta të këtij viti kalendarik. Data 27 shënoi rritje të fortë ku sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 104.63 lekë, në rritje me 1.7 lekë krahasuar me ditën paraardhëse. Në një intervistë për mediat eksperti i ekonomisë Klodian Muço thotë se tendenca është për rënie në vazhdim të euros edhe për shkak të sezonit turistik që po afron.

“ Nëse do i referohemi vitit të kaluar ne pamë që në fundin e marsit, apo javën e fundit të marsit euro nisi të bjerë nga 116 lekë për 1 euro shkoi 111 lekë për 1 euro dhe filloi që leku të forcohej. Pasojat sigurisht filloi sezoni turistik, filluan të kishin dhe më tepër eksportet produkteve bujqësore, dhe kjo ndodhi. Dhe për këtë vit kishte një pritshmëri thjesht erdhi disa ditë më herët, tendencat janë që të vazhdojë. Ky vit mund të jetë ai që euro të kalojë tashmë të kapi edhe atë nivelin 100 lekë për 1 euro.”- tha Muço.

Eksperti thotë për Klan News se jemi shumë larg rikthimit të niveleve të mëparshme të euros ku këmbëhëj me afro 140 lekë. Z.Muço jep edhe arsye të tjera sa i takon luhatjeve të kursit të këmbimit.

“Kam përshtypjen që duhet të kalojë shumë kohë që të kalojë sërish në këto nivele, ose ndoshta s do shkojë asnjëherë në ato nivele. E vërteta është që faktorët në fakt janë të shumtë nuk është se ne  mund të nisim me turizmin, pasi është pjesë e eksportit. Në fakt janë një serë faktorësh të tjerë që pse po forcohet monedha jonë vendase. Konkretisht të dhënat e fundit të financave publike tregojnë që Shqipëria për dy muajt e parë të vitit ka pasur suficit, që domethënë po bëhen gjithnjë e më pak tendera publikë, po bëhen gjithnjë e më pak investime kapitale, ndoshta dhe nga kjo frika e vazhdueshme dmth e ndërhyrjes së SPAK ka frenuar në një farë mënyrë edhe punonjësit publik që të bëjnë tendera. Ndoshta është një faktor i mundshëm pse kemi suficit, kemi më shumë të ardhura se shpenzime. Aspekti i dytë janë le të themi nuk është vetëm eksporti i produkteve të ndryshme që bën Shqipëria por është dhe importi i shërbimeve që nënkupton, investimet e huaja, investimet direkte që nuk është se shikojmë ndërtim të fabrikave të reja, kompani të reja, megjithatë ka një rritje gjithnjë e më të lartë të investitorëve, qofshin këta shqiptarë apo të huaj që investojnë në sektorin imobiliar shqiptar dmth sjell para nga jashtë. Faktor tjetër janë dhe remitancat, faktor tjetër është ekonomia informale. Të gjitha këto le të themi në forcimin e vazhdueshëm në forcimin e monedhës tonë vendase. Kështu që normalisht nëse nuk do ndryshojnë disa nga këta tregues...”

Eksperti Klodian Muço (Foto Gazeta RD)

Eksperti Klodian Muço (Foto Gazeta RD)

Muço jep argumente se përse këto janë tregues negativë në ekonomi.

“Unë nuk do ta shikoja si zhvillim pozitiv forcimin e monedhës së tij vendase, për disa arsye. Arsyeja e parë dhe më e rëndësishmja është pjesa e eksporteve, sa më shumë të forcohet monedha e një vendi, aq më e vështirë apo më të kushtueshme bëhen eksportet. Produktet në tregjet ndërkombëtare. Kjo varet më së miri dhe tek eksportet shqiptare, të dhënat e fundit të janarit dhe shkurtit të 2024, tregojnë se eksportet kanë rënë me 20%. Është një tregues shumë shqetësues. Forcimi i monedhës vendase bën që importet të kushtojnë gjithnjë e më pak le ta themi më pak atraktive. Një vend që ka tendencën që një forcim i monedhës vendase të stimulojë një përkeqësim të balancës tregtare dhe kjo  është një tregues negativ për ekonominë. Nuk e konsideroj si aspekt pozitiv.”

Kursi i këmbimit euro-lek (Foto Gazeta Panorama)

Kursi i këmbimit euro-lek (Foto Gazeta Panorama)

Përfituese sipas ekspertëve në këtë histori është qeveria me shlyerjen e borxhit publik. Avantazh kanë edhe  edhe ata persona që të ardhurat e tyre i kanë në lekë, por kredinë e ka marrë në euro.

“Aspektet pozitive qëndrojnë tek fakti e borxhit publik. Shqipëria ka pasur të kaluar borxh publik që ka qenë në valutë të huaj. Një forcim i monedhës vendase, bën që borxhi publik real të reduktohet. Kjo është një. Një aspekt tjetër është që një pjesë e mirë e kredive të dhëna në Shqipëri janë në valutë të huaj, sidomos kreditë hipotekore, kreditë e një shtëpie. Një person që të ardhurat e tij i ka në lekë, pagën e merr në lekë, por kredinë e ka marrë në euro, normalisht që përfiton nga kjo situatë. Përfitojnë normalisht importuesit ata që blejnë naftën, që blejnë ushqimet apo të gjitha ato produkte që vijnë nga jashtë. normalisht me rregull duhet që në momentin që ti ke një forcim të monedhës vendase dhe produktet realisht kushtojnë më pak, duke qenë që ti blen me valutë të huaj por shet me monedhë vendase, duhet që dhe në tregun shqiptar ti kishim me çmim më të ulët. Më pak në shumicën e rasteve kjo le të themi ky forcim i monedhës vendase në raport me të tjerat nuk shkon për reduktimin e çmimeve që ne blejmë, që blejmë në tregun vendas por shkon kryesisht si një përfitim ekstra që shkon për importuesit.”

Industria fason (Foto Industria fason (Foto Monitor)Monitor)

Industria fason (Foto Industria fason (Foto Monitor)Monitor)

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço bën edhe një analizë të sektorit fason ndër vite dhe pasojat që mund të ketë familenti i kompanive.

“Nëse do të sektorin biznesin fason si ka funksionuar në vende të caktuara të botës, sektori fason kalon në 4 faza, dhe këto faza maksimalisht në 20 vjet dhe jo më shumë se 20 vjet. Faza e parë është vetëm qepja, faza e dytë është prerja dhe qepja, dhe faza e tretë është dizenjimi dhe faza e katërt është procesi prodhues, mbyllet procesi i prodhimit  nga faza e parë deri tek produkti final siç ka ndodhur dhe në vende të tjera të botës. Në fakt në Shqipëri nuk ndodh, apo të themi janë shumë të pakta bizneset që të mbyllin ciklin e prodhimit në vend. Në këto kushte mund të themi që vlera e shtuar që lë në ekonomi fasoni është relativisht e ulët. Megjithatë nuk duhet harruar që në sektorin fason punojnë rreth 70 mijë veta. Shumica e këtyre personave mos të themi mbi 90% e tyre nuk është se janë të mirëarsimuar. Pra nëse këto, supozojmë se këto fabrikat ti mbyllin sepse nuk gjenerojnë vlerë të shtuar apo janë barrë për ekonominë apo kushedi se çfarë, e vendosim që këta persona që kryesisht janë në zona që nuk janë në qytet, janë në zona rurale, të pa arsimuar, apo të arsimuar keq, nuk është se mund ti postosh në industri të tjera, në teknologji etje. Ti bën në një farë mënyrë të gjenerosh papunësi, i detyron që të shikojnë emigracionin etj. Nuk është aq e thjeshtë të heqësh këtë sektor.”- u shpreh Muço.

Ndërkohë Revista Monitor shkruan se sipas burimeve nga sektori financiar, rritja e fortë e Euros ka ardhur si rezultat i blerjeve në vlera të mëdha nga subjekte të veçanta, që është e vështirë të identifikohen.