Pulë me portokall, patate të skuqura me kripë dhe piper, mish derri i ëmbël dhe i thartë, oriz i skuqur... Për Max Burns këto janë disa pjata kineze tipike të stilit perëndimor që nuk i pëlqejnë. Për një të ri britanik 21-vjeçar, i cili i kaloi 13 vitet e para në Kinë, ato gatime nuk janë aspak autentike, por më tepër një kategori që është shpikur për t'iu përshtatur preferencave perëndimore. Ajo që shqetëson gjithashtu Burns është se pamja e ushqimit kinez është anuar më pas. Shumë perëndimorë e përkufizojnë gjithë kuzhinën kineze përmes disa pjatave.
foto nga China Daily
“Ata pothuajse nuk kanë asnjë ide për shtrirjen e kuzhinës kineze, për mënyrën se si ajo ndryshon sepse njerëzit harrojnë sa e madhe është Kina. Është një vend që ka shkretëtirat nga njëra anë, xhunglat dhe detin nga ana tjetër. Çdo zonë ka stilin e vet unik të gatimit”,- thotë ai.
Burns përpiqet të shfaqë pasurinë e delikatesave kineze përmes vlogut të tij, ku tregon për përgatitjen e pjatave kineze në shtëpi. Ato mishërohen në procesin e tij të gatimit nga përbërësit dhe erëzat te pajisjet e gatimit dhe metodat e gatimit.
Ndonjëherë, miqtë e tij britanikë bashkohen për të ndihmuar. “Shumë shpesh ata habiten nga shumëllojshmëria e kuzhinës kineze dhe kanë kuptuar se ushqimi kinez është shumë më kompleks. Është gjithmonë kënaqësi të shikosh reagimet e tyre”,- thotë kuzhinieri i ri. Aventura e ushqimit e ka ndihmuar Burns të bëhet një “influencer” me mbi tre milionë ndjekës në mbarë botën.
foto nga VCG
“Mund të them se kam ndryshuar idetë e disa njerëzve për ushqimin kinez”,- thotë ai.
Kur Burns filloi për herë të parë të nxirrte në vlog përgatitjet e pjatave kineze, në vitin 2016, u kthye në Brighton, Angli nga Pekini, ai nuk ishte dhe aq i mirë në gatim. Në atë kohë, videot përqendroheshin më shumë në shpjegimin e aspekteve të kulturës kineze, duke përfshirë filmat, ushqimet, restorantet dhe më shumë. Gjatë pandemisë Covid-19, kur edhe në Mbretërinë e Bashkuar u vendosën kufizime për daljet, qëndrimi në shtëpi i dha mundësi Burns të mësonte të gatuante, të testonte, të dështonte në përpjekjet dhe të provonte përsëri.
“Sa më shumë mësoja për gatimin kinez, aq më shumë merresha me të. Nisa ta adhuroja”,- kujton ai.
Udhëtimi lidhur me gatimin shërben gjithashtu për të ruajtur lidhjet e tij me vendin ku Burns kaloi fëmijërinë e tij. Ai gjithmonë thotë se dy të tretat e jetës së tij i ka kaluar në Kinë.
“Mamaja ime është bullgare, babai im është anglez. Ata u takuan në Kinë. Unë kam lindur në Bullgari në vitin 2003, por do të kisha lindur në Kinë nëse nuk do të ishte për SARS.
Kur isha 18 ditësh, ne fluturuam në Qingdao, në provincën Shandong të Kinës lindore. Kam kaluar gjashtë vjet në Qingdao dhe shtatë vjet në Pekin. Kisha një dado kineze. Shkova në shkollat kineze me të gjithë mësuesit kinezë dhe bashkëmoshatarët kinezë”,- kujton 21-vjeçari.
foto nga VCG
Që në moshë të vogël, kur e pyesnin se nga vinte, vogëlushi e identifikonte veten gjysmë anglez, gjysmë bullgar dhe gjysmë kinez. “Unë mendoj se ka qenë e njëjta që atëherë. Kisha një lidhje shumë të madhe me Kinën”,- tregon Burns, edhe pse ai është larguar nga vendi prej vitesh. Burns vlerëson përvojat e trashëgimive të përziera, të cilat i mundësojnë atij të zhvillojë ndjeshmëri për kultura të ndryshme, të mësojë botën perëndimore për kuzhinën e mirëfilltë kineze dhe të ndërtojë një urë ndërkulturore, përmes ushqimit, midis Lindjes dhe Perëndimit.
“Ushqimi është ndoshta mënyra më e mirë për të gjithë për të mësuar mbi një kulturë tjetër”,- thotë ai.
Burns synon të ketë një emision televiziv shëtitës për të shfaqur llojshmërinë e kuzhinës kineze. Po ashtu, ai ëndërron të ketë dhe një restorant të vetin.