Zona e Gjirit të Madh: Dy trilionë dollarë prodhim ekonomik në vitin 2023
2024-04-03 14:25:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prodhimi ekonomik i përgjithshëm i Guangdong - Hong Kong - Macao, Zona e Gjirit të Madh, (GBA) kapërceu 14 trilionë juanë (rreth 1.97 trilionë dollarë) në 2023, duke arritur një të nëntën e totalit të Kinës, me më pak se 0.6% të zonës territoriale kombëtare, deklaruan autoritetet lokale. 

Zhu Wei, Zv/Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së GBA në Guangdong, tha se prodhimi ekonomik i përgjithshëm i GBA ishte 10.8 trilionë juanë në 2018, dhe është rritur me 3.2 trilionë juanë gjatë pesë viteve të fundit.

Gjiri i Madh ka përmirësuar gjithashtu kapacitetin e inovacionit shkencor e teknologjik, rrjetin e transportit, ka lehtësuar platformat dhe ka krijuar një klimë më të mirë biznesi, tha Zhu.

Zona e Gjirit të Madh është tani shtëpia e mbi 75,000 firmave të teknologjisë së lartë në nivel kombëtar, duke përfshirë kompanitë kryesore si Huawei Technologies, Tencent Holdings dhe BYD Auto. 

Sipas Zhu, kapaciteti vjetor i pasagjerëve në aeroportet e GBA-së kalon 280 milion njerëz. Ndërkohë, kapaciteti vjetor i kontejnerëve standard në porte kaloi 85 milion.