Xi Jinping: Të gjithë duhet të mbjellin pemë për të shtuar gjelbërimin dhe për të ndërtuar së bashku Kinën e bukur.
2024-04-03 20:48:08

Foto nga Xinhua

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, presidenti i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi gjatë pjesëmarrjes në një veprimtari të mbjelljes vullnetare të pemëve në Pekin paraditen e së mërkurës, se para dhe pas Festës Qingming, toka e Kinës është plot gjallëri dhe është një kohë e mirë për mbjelljen e pemëve. “Sot mbjellim pemë së bashku për t'u bërë thirrje të gjithëve që të ndërmarrin veprime dhe të marrin pjesë aktive në pyllëzim. Të gjithë duhet të përpiqen të jenë pionierë ekologjikë për të ndërtuar një Kine të bukur dhe për të shkruar së bashku një kapitull të ri të modernizimit të stilit kinez ku njeriu dhe natyra bashkëjetojnë në mënyrë harmonike,” theksoi ai.

Rreth orës 10:40 të së mërkurës, liderët e Partisë dhe të shtetit Xi Jinping, Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang, Li Xi, Han Zheng etj. shkuan me autobus për në Lucheng të distriktit Tongzhou të Pekinit për të marrë pjesë në aktivitete vullnetare të mbjelljes së pemëve.

Foto nga Xinhua

Xi Jinping theksoi se ky vit shënon 45-vjetorin e Ditës së Mbjelljes së Pemëve të Kinës, duke shtuar se njerëzit në mbarë vendin kanë këmbëngulur në pyllëzimin, duke arritur rezultate që kanë tërhequr vëmendjen mbarëbotërore. “Në të njëjtën kohë, duhet theksuar se problemi i mungesës së pyjeve dhe gjelbërimit në Kinë është ende i dukshëm dhe roli i pyjeve si një ‘thesar’ nuk është luajtur plotësisht. Shtimi i gjelbërimit është shtim i epërsive, dhe mbjellja e pemëve bëhet për të ardhmen. Ne duhet të mbjellim brez pas brezi,” u shpreh ai. (Çang Çuo)