⁠⁠⁠⁠⁠⁠⁠Eksperti britanik i Ligjit Ndërkombëtar: Sovraniteti i Detit të Kinës Jugore nga këndvështrimi historik dhe ligjor
2024-04-03 16:49:58

foto nga “nanhai.org.cn”

Anthony Carty, studiues i famshëm britanik i Ligjit Ndërkombëtar, tha ditët e fundit se nga këndvështrimi i ligjit zakonor ndërkombëtar, Britania dhe Franca konfirmojnë se Ishujt e Detit të Kinës Jugore i përkasin Kinës. Qëndrimi i Kinës në çështjen e Detit Jugor është i arsyeshëm.

Carty i bëri deklaratat, gjatë një simpoziumi rreth librin e tij të fundit "Historia dhe Sovraniteti i Detit të Kinës Jugore". Ai arriti në këtë përfundim, bazuar në konsultimet e arkivave përkatës historikë të Britanisë, Francës dhe të SHBA-së.

Kapaku i librit "Historia dhe Sovraniteti i Detit të Kinës Jugore" / foto nga JD

Carty solli në kujtesë vitin 2011, kur një dokument i vitit 1974 mbi mendimin ligjor për Ishujt e Detit të Kinës Jugore, i Ministrisë së Jashtme Britanike, tërhoqi vëmendjen e tij. Ai vuri re se ministri i Jashtëm i asaj kohe, James Callaghan, kishte bërë një shënim në këtë dokument: "Këta ishuj i përkasin Kinës, por s'është e nevojshme t'iu tregohet kinezëve." Cartyt nuk iu duk normale, ndaj që nga ajo kohë, nisi studimet dhjetëvjeçare mbi historinë e sovranitetin e Detit të Kinës Jugore, ndërmjet arkivave kombëtare.

Në librin e tij "Historia dhe Sovraniteti i Detit të Kinës Jugore", Carty përmbledh materiale arkivore historike mbi ishujt e Detit të Kinës Jugore nga Britania, Franca dhe SHBA ,gjatë periudhës 1805-1975. 

Ai është i mendimit se arkivat shënojnë historinë ligjore të pronësisë së territorit, dhe gjithashtu janë dyert e kujtimeve institucionale të një vendi. Që prej vitit 1900, Britania dhe Franca kanë pohuar mëse një herë, sovranitetin e Kinës mbi arkipelagun Nansha dhe arkipelagun Xisha të Detit të Kinës Jugore. Nga arkivi i viteve '30 të shekullit të kaluar të SHBA-së, del se qëndrimi i dikurshëm i këtij vendi është i ngjashëm me Britaninë.

Në këtë libër arrihet një rezultat shumë i qartë akademik: Është i arsyeshëm qëndrimi i Kinës mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore, për të cilën ekziston mosmarrëveshje. Vlen të theksohet se ky përfundim nxirret pa iu referuar arkivit historik të Kinës. (Wang Lei/ Elona)