Tregu kinez po tërheq gjithnjë e më shumë investitorët gjermanë
2024-04-02 11:43:54

Një raport i publikuar së fundmi nga Instituti Gjerman i Kërkimeve Ekonomike (DIW), tregon se investimet gjermane në Kinë në 2023,  përbëjnë 10.3% të investimeve totale gjermane jashtë vendit; niveli më i lartë që nga viti 2014. Kompanitë gjermane ende e konsiderojnë Kinën një treg të madh në rritje. Planifikojnë të shtojnë më shumë biznese në të.

Foto:VCG

Porti i qytetit Taicang(Foto:VCG)

Një sërë raportesh dhe të dhënash, të publikuara nga sektorët qeveritarë dhe institucionet kërkimore gjermane, vërtetuan se bashkëpunimi tregtar kino - gjerman është stabilizuar, madje është në përmirësim e sipër. Ndërkohë, kompanitë gjermane kanë vazhduar investimet në Kinë dhe kanë përshpejtuar shtimin e tyre.

Kern-Liebers, Tumpf, Haering, Tox...  Në rrugën Nankin të qytetit Taicang, brenda Zonës së Teknologjisë së Lartë, shumë stacione autobusi janë emëruar sipas kompanive gjermane që gjenden aty. Në një zonë prej katër km, janë vendosur më shumë se 40 kompani të huaja, duke filluar nga "Kern-Liebers". Nëse merrni linjën 103 të autobusit, mund të gjeni të gjitha pjesët e këmbimit të një sistemit të nxitjes elektrinike të makinës me energji të re.

"Nëse doni të montoni një makinë, mund të gjeni 70% të pjesëve të këmbimit brenda qytetit Taicang". Këtu gjenden më shumë se 500 kompani gjermane, 70% e të cilave janë të lidhura me industrinë e makinave.

Në vitin 1993, Kern-Liebers, një nga furnizuesit e Volkswagenit dhe prodhues i njohur botëror i sustës, bëri një investim provë në Taicang. Gjashtë punonjës dhe 400 metra katrore punishte ishin gjithshka kishte Kern-Liebers, kur nisi biznesin këtu. Në vazhdim Liebers rriti investimet me 11 herë. Tani ka një fabrikë prej 70 mijë metrash katrorë, me vëllimin e prodhimit prej 1.5 miliardë juanësh në vit (mbi 207 milionë dollarë amerikanë), duke zënë pjesën më të madhe, në hartën e saj të biznesit. 

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Nisja e biznesit të Kern-Liebersit ishte hapi i parë i bashkëpunimit, midis Taicangut dhe kompanive gjermane. Sot ka mbi 500 kompani gjermane. "Përpjekjet e një personi janë si shtim, por përpjekjet e një ekipi janë si shumëfishim." Kjo fjalë e urtë gjermane është parimi i përshpejtimit të bashkëpunimit kino-gjerman në Taicang, gjatë 30 viteve të fundit. Lindja e 100 kompanive të para gjermane zgjati 14 vjet, por nga kompania 400 deri në 500 u deshën vetëm dy vjet. Sipas statistikave, më shumë se 90% e kompanive gjermane, që u vendosën më herët në Taicang, kanë rritur investimin dhe shtuar prodhimin.

Si kompania e tetë gjermane që u vendos në Taicang, pas më shumë se 20 vitesh zhvillimi, Trumpf ka zgjeruar sipërfaqen e fabrikës në 40 mijë metra katrorë dhe ka më shumë se 1000 punonjës.

Grupi Chiron, një gjigant gjerman i makinerive, investoi në Taicang në vitin 2012. Nga një zyrë për shitje, tani ka arritur një lokalizim që mbulon prodhimin, kërkimin, zhvillimin, shitjet, shërbimet etj. Vëllimi i biznesit në Kinë është rritur 300%.

Willi Riester, Përgjegjës Teknik i degës së kompanisë në Kinë, tha se shërbimet e ndryshme dhe mjedisi i mirë i biznesit i ofruar nga qyteti, ndihmojnë kompanitë e huaja të zhvillohen në Kinë. "Kemi besim tek biznesi ynë në Kinë. Ai pritet të jetë i qëndrueshëm në vitin 2024. Shpresojmë të arrijmë një rritje nga 20% deri në 30%.”

Pozicioni i favorshëm gjeografik, përgjatë lumit afër Shangait, dhe transporti i volitshëm, janë arsyet pse shumica e kompanive gjermane zgjedhin Taicangun për krijimin e biznesit.

Për kompanitë gjermane, prodhimi nuk është i volitshëm të vendoset në qytete të mëdha. Qytetet e vogla dhe të qeta janë më të përshtatshme. Por duhen marrë në konsideratë logjistika, tregjet, infrastruktura dhe kushtet e tjera. Taicang, i cili i ka këto epërsi, spikat ndër qytetet në Deltën e Lumit Jance.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Taicangu ndodhet vetëm 50 kilometra larg qendrës së Shangait. Eshtë porti më i madh i trajtimit të kontejnerëve, përgjatë lumit Jance. Në vitin 2023, porti Taicang trajtoi 8 milion kontejnerë, me 270 milionë tonë mallra.

Afër Shangait, dhe me infrastrukturë të pjekur si portet dhe aeroportet, ky është vendi ideal për të filluar biznes.

Z. Rudolf Hausladen, Kryeekzekutivi i Grupit Beumer, kompania e 500-të gjermane që krijoi biznes në Taicang, tha se tregu kinez ka mundësi rritjeje. Grupi i tij ka shumë pritshmëri për zhvillimin këtu. Shpreson se biznesi mund të dyfishohet në dhjetë vitet e ardhshme.

Vitet e fundit, hapja e nivelit të lartë të Kinës ka ecur përpara, duke sjellë më shumë mundësi zhvillimi për kompanitë shumëkombëshe.

Të dhënat dhe faktet tregojnë, se kompanitë gjermane po përqafojnë më aktivisht tregun kinez.

Sipas një raporti të publikuar në janar nga Këshilli Tregtar Gjerman në Kinë, më shumë se 90% e kompanive gjermane të intervistuara, planifikonin të nxisnin biznesin e tyre, dhe s'kishin ndërmend të largoheshin nga Kina. Më shumë se gjysma planifikojnë të rrisin investimet, në dy vitet e ardhshme.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Ekspertë të bankës qendrore gjermane, Deutsche Bundesbank thanë se vitet e fundit, shumë kompani industriale gjermane kanë arritur shitje dhe fitime të larta përmes prodhimit në Kinë. Eksportet ndaj Kinës janë bërë një burim i rëndësishëm fitimi për këto kompani. Sipas një studimi të Deutsche Bundesbank, në çdo dy kompani prodhuese gjermane, të paktën njëra përfiton produktet bazë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, nga Kina.

"Shkëputja dhe ndërprerja e lidhjeve është e kotë. Asnjë vend s'mund të mbijetojë i vetëm. Globalizimi është një proces i pandalshëm", tha z. Riester.