Hapet më 15 prill Panairi i 135 i Kantonit
2024-04-02 14:15:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Panairi i 135-të Kinës për Importet dhe Eksportet, i njohur gjithashtu si Panairi i Kantonit, do të zhvillohet nga 15 Prill deri në 5 Maj në Guangzhou, kryeqyteti i Guangdong në Kinën Jugore. Të hënën pasdite, zyrtarë nga Ministritë e Tregtisë dhe Cështjeve të Jashtme, informuan mediat me përditësimet e fundit, në një konferencë të mbajtur nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit.

Rreth 28,600 kompani do të marrin pjesë në panairin e eksportit, i cili do të mbulojë një zonë prej 1.55 milion metrash katrorë. 4,300 prej tyre marrin pjesë për herë të parë, në panairin më të vjetër tregtar të vendit, të nisur në 1957. Ndërkohë, 680 kompani pritet të marrin pjesë në panairin e importit. Deri tani, rreth 93,000 blerës nga 215 vende dhe rajone, kanë përfunduar pararregjistrimin. Më shumë se 220 organizata tregtare e industriale, do të dërgojnë delegacione në Guangzhou.

I mbajtur dy herë në vit, sesioni i pranverës i këtij viti, pritet të shfaqë hapjen e nivelit të lartë të Kinës, në pesë mënyra të jashtëzakonshme, veçanërisht peshën e rritur të inovacionit nga ndërmarrjet pjesëmarrëse, zgjerimin në frontet dixhitale, normën e lartë të ekzaminimit të cilësisë, mbështetjen për përmirësimin e stabilitetit të zinxhirit të furnizimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të eventeve me shërbim të efektshëm.

Numri i kompanive dhe prodhimeve inovative që paraqesin qëndrueshmëri dhe IP të pavarur, do të jetë shumë më i madh se në edicionin e fundit. Rreth 3,600 kompanie pritet të ekspozojnë kapacitetin e tyre në frontet dixhitale, nga makinat e udhëzuara automatike deri në makinat e përkthimit të motorizuar nga AI. Gjithashtu do të funksionojë edhe platforma online e panairit. 

Më tepër se 6,700 nga 28,600 pjesëmarrës kinezë, kontribuan në krijimin e standardeve të industrisë vendase dhe ndërkombëtare, që siguron cilësinë si të prodhimeve ashtu edhe të panairit.