Kina dënon sulmin ndaj ambasadës iraniane në Siri
2024-04-02 20:59:16

CFP

ambasada iraniane në Siri/CFP

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh të martën në një konferencë për shtyp se Kina dënon sulmin ndaj ambasadës iraniane në Siri dhe kundërshton çdo veprim që shkakton përshkallëzimin e tensioneve.

Zëdhënësi theksoi se "Kina dënon sulmin ndaj ambasadës iraniane në Siri. Siguria e institucioneve diplomatike nuk mund të shkelet dhe duhet të respektohet sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Sirisë. Situata aktuale në Lindjen e Mesme është e trazuar dhe ne kundërshtojmë çdo veprim që shkakton një përshkallëzim tensioni."(Xu Guang)