foto nga CFP
"Ky është një sinjal pozitiv" - Ditët e fundit, lajmi rreth ngritjes paralele të tre treguesve kryesorë të ekonomisë kineze, tërhoqi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Sipas agjencisë franceze të lajmeve (FA) dhe mediave të tjera, këto të dhëna jashtë parashikimit, pasqyrojnë përshpejtimin e rimëkëmbjes së ekonomisë kineze, që është jo vetëm "frymëzuese", por do t'i shtojë ekonomisë botërore forcën e re nxitëse, - shkruhet në një artikull të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Të ashtuquajturit "tre treguesit kryesorë" u referohen Treguesit të Menaxherëve të Blerjeve (PMI) të sektorit të manifakturës, Treguesit të Veprimtarive të Biznesit (BAI) të sektorit të jo-manifakturës dhe PMI-së së përgjithshme. Ndër ta, PMI-ja e përgjithshme pasqyron gjendjen e përgjithshme të ekonomisë, PMI-ja e sektorit të manifakturës pasqyron zhvillimin dhe prirjen e këtij sektori, ndërsa BAI-ja e sektorit të jo-manifakturës pasqyron gjendjen e sektorit të shërbimeve.
PMI-ja konsiderohet si barometri i ndryshimit të makroekonomisë së një vendi. Luan një rol shumë të rëndësishëm për vëzhgimin, parashikimin dhe paralajmërimin e aktiviteteve ekonomike, shpjegohet në artikullin e CMG.
foto nga CFP
Ndër to, veprimtaritë e manifakturës patën zgjerimin e parë në 6 muajt e fundit, duke shënuar rekord gjatë një viti. Për këtë, agjencia amerikane "Bloomberg News" komentoi se ky tregon që sektori i manifakturës ka perspektivë optimiste, dhe ekonomia kineze është në stabilizim e sipër.
Në mbledhjen vjetore të Forumit Boao për Azinë, që u mbyll disa ditë më parë, ish-Kryeministri i Japonisë Yukio Hatoyama, Ambasadori i Turqisë në Kinë İsmail Hakkı Musa dhe politikanë të tjerë të huaj, i thanë CMG që ekonomia kineze do të vijojë prirjen e përmirësimit, duke krijuar mundësi edhe për ekonominë botërore.
Kësaj here, rimëkëmbja paralele e tre treguesve kryesorë, vërteton parashikimin optimist të opinionit ndërkombëtar për ekonominë kineze, dhe hedh poshtë të ashtuquajturin "tavan" të ekonomisë kineze.
foto nga CFP
Në artikullin e CMG analizohet se krahas ngritjes së kërkesave të brendshme dhe nxitjes së kërkesave të jashtme, përmirësimi i ekonomisë kineze mbështetet edhe te politikat e qeverisë kineze për stabilizimin e ekonomisë dhe tregtisë së jashtme, dhe për nxitjen e kërkesave të brendshme.
Aktualisht, Kina nisi raundin e ri të zëvendësimit masiv të pajisjeve dhe të përtëritjes së produkteve të konsumit. Këto masa pritet të formojnë një treg kolosal prej mbi 5 trilionë juanësh, dhe kanë frymëzuar më tej besimin për ekonominë kineze.
Analistët vunë në dukje se, këto të dhëna nënkuptojnë edhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm të Kinës, hyrjen në orbitën e shëndetshme të ekonomisë, dhe hedhjen e një baze të mirë, për realizimin e objektivit të rritjes ekonomike prej 5% këtë vit.
Si ekonomia e dytë më e madhe, qëndrueshmëria dhe përmirësimi i ekonomisë kineze, është padyshim një lajm i mirë për mbarë globin.
Duke iu referuar fjalëve të bashkëpunëtorit të lartë të Institutit "Brookings" të ShBA, Christopher Thomas, në fund të artikullit të CMG shkruhet: "Me përshpejtimin e zhvillimit të forcave të reja prodhuese cilësore, një sërë rezultatesh novatore të Kinës do të favorizojnë botën, dhe do t'i injektojnë ekonomisë globale forcën e re nxitëse." (Wang Lei/ Elona)