< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Futbollistët shqiptarë do të konsiderohen si vendas në Itali duke nisur nga sezoni i ri
2024-04-01 15:17:43

Armando Duka (Foto FSHF)

Armando Duka (Foto FSHF)

Federata Italiane e Futbollit ka mbajtur së fundi mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Një prej tyre ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitarë për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj, shkruan “Panorama”.

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshëm t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë. (Fatosi)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree