Foto nga VCG
Krijimi i zonës së re Xiong’an është një vendim i rëndësishëm i qeverisë kineze, për thellimin e zhvillimit të koordinuar në Pekin-Tianjin-Hebei. Në 7 vitet e fundit, kjo zonë e re është rritur vazhdimisht. Një qytet me nivel të lartë modernizimi, po ngrihet dita ditës.
Teksa hyni në zonën e re Xiong'an, ju mund të ndjeni qytetin e së ardhmes, ku tre qytetet e reja mbitokë, nëntokë dhe në re, kanë filluar të marrin formë.
Në qytetin mbitokësor, janë ndërtuar mbi 4 mijë ndërtesa dhe mbi 500 km rrugë digjitale, që ka formuar një rrjet të volitshëm.
Në qytetin nëntokësor, gjatësia e tubacioneve komplekse ka arritur në 144 km, ku janë përfshirë të gjitha rrjetet urbane, si uji, energjia elektrike, gazi natyror, ngrohja dhe interneti.
Në qytetin cloud, kantieri inteligjent, meteorologjia inteligjente, lagjia inteligjente dhe ekosistemi inteligjent janë në drejtim të mbarë. Qendra e llogaritjes urbane Xiong’an, që quhet si “Truri urban” është vënë në përdorim prej një viti. Këtu janë grumbulluar mbi 20 miliardë të dhëna urbane. Një Xiong’an cloud po ndërtohet me shpejtësi të madhe.
Foto nga VCG
Sivjet është viti i 7 i krijimit të zonës së re Xiong’an. Ky qytet i së ardhmes është futur në fazën e ndërtimit masiv, bashkë me pranimin e funksioneve jo-kryeqytetase të Pekinit. Fokusi i punëve në Xiong’an ka kaluar në ndërtim me cilësi të lartë, menaxhim me nivel të lartë dhe zhvillim cilësor me pranimin e funksioneve jo-kryeqytetase të Pekinit.
Deri tani, në 383 projektet e zonës së re Xiong’an, janë bërë investime prej 671.2 miliardë juanësh. Sipërfaqja e projekteve ka mbuluar 184 km katrore. Linjat hekurudhore Xiong’an - Shangqiu, Xiong’an - Xinzhou, Pekin - Xiong’an janë në ndërtim të shpejtë. Linja Pekin - Xiong’an është vënë në përdorim. Gjithashtu një sërë projektesh, si qendra ndërkombëtare tregtare janë në zbatim të rregullt.
Foto nga VCG
Në këto 7 vite, zona e re Xiong’an po luan rol të dukshëm në pranimin e funksioneve jo-kryeqytetase të Pekinit. Në qarkun industrial të internetit, godina e grupit të rrjetit satelitor të Kinës është në fazën e dekorimit. Planifikohet të futet në përdorim në tetor. Tani, ndërtimi i godinave për 4 ndërmarrjet qendrore të Kinës që kanë lëvizur nga Pekini, po futet në fazën finale. Ndërtimi i 4 universiteteve dhe një spitali që janë zhvendosur nga Pekini si kontingjent i parë, është në fazën e zbatimit të shpejtë. Deri tani, në Xiong’an janë vendosur mbi 200 institucione pranë ndërmarrjeve qendrore. Krahas këtyre, projekti “3 shkolla dhe 1 spital” i ndërtuar nga Pekini, ka filluar shërbim arsimor e mjekësor, për të garantuar punonjësit e zhvendosur në këtë zonë të re.
Në anën industriale, në Xiong’an janë zhvendosur disa ndërmarrje me cilësi të lartë, që integrohen mirë me zhvillimin e kësaj zone, me potencial pozitiv dhe me fuqi të madhe nxitëse. Në parkun teknologjik Zhongguancun të Xiong’an, brenda ditës u hapën 8 kompani të reja. Mbi 70% e ndërmarrjeve janë nga Pekini. Ata mbulojnë informacion hapësinor, inteligjencën artificiale dhe biomjekësinë. Deri tani, në zonën Xiong’an janë ndërtuar mbi 10 platforma inovative, të cilat ofrojnë garanci financiare dhe lehtësi jetësore për talentet inovative. Prej vitit 2023, janë shtuar mbi 30 mijë talente në këto drejtime.
Gjatë këtyre 7 viteve, funksionet urbane në Xiong’an janë në përmirësim të vazhdueshëm. Cilësia e jetesës është në rritje të pandërprerë. “Rrethi i shërbimeve 15 minuta” është bërë standard nëpër lagje. Shkolla, dyqane, pikë shërbimi për të moshuarit, vende parkimi, fusha futbolli dhe stenda me ujë të pijshëm... “Qyteti i Popullit” me mjedis të mirë banimi, po përpilohet në mënyrë të gjallë. Në Xiong’an e sotëm, parqet, pemët, pyjet e liqenit Baiyangdian po sjellin gjallëri mjedisore. Me ngjyra blu dhe jeshile, një qytet biologjik po formohet shumë shpejt.
Foto nga VCG
Sipas planit, në vitin 2035, në zonën e re Xiong’an do të ndërtohet një qytet modern me karbon të ulët, hapje, inovacion, inteligjencë informacioni, mjedis të mirë banimi, me konkurrueshmëri të fuqishme dhe me harmoni njeri-natyrë. (Jiang Lei)