Pse qyteti Taicang tërheq kompanitë gjermane?
2024-03-29 16:35:36

Në mars të këtij viti, Jiang Xiaohua dhe Christopher Praetzas u zhvendosën në një apartament për talente në Taicang të provincës Jiangsu në Kinën lindore. Për këtë çift, qyteti Taicang mban të ardhmen e kompanisë së tyre të teknologjisë së automjeteve.

"Shitja e automjeteve të pasagjerëve në Kinë përbën rreth 1/3 të shitjeve globale. Ky është një treg shumë i madh. Markat kineze po shkojnë në nivelin e lartë. Unë shoh një mundësi të madhe këtu." tha Jiang Xiaohua, bashkëshortja e Christopher Praetzas.

Çifti jetonte në Gjermani përpara se të zhvendoseshin në Kinë. Ata kaluan 3 vjet duke njohur tregun kinez dhe politikat përkatëse.

"Taicang ka një zinxhir të fortë furnizimi për industrinë e automjeteve, duke përfshirë disa kompani gjermane që kanë qenë partnerët tanë," tha Jiang Xiaohua për Grupin Mediatik të Kinës (CMG). "Ka shumë burime dhe mbështetje nga qeveria kineze për bizneset fillestare, ndaj ne zgjodhëm të vijmë në Taicang."

Fabrika e tyre u hap në qershor të vitit të kaluar. Çifti mendon se jeta në Kinë po bëhet më e përshtatshme, me zbatimin së fundmi të masave për lehtësimin e punës, strehimit dhe pagesave për të huajt në Kinë.

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Taicang është më pak se 50 kilometra larg Shangait dhe njihet si qendra e sipërmarrjeve gjermane. Këtu gjenden 500 kompani gjermane dhe mbi 6 miliardë dollarë investime. Taicang është bërë një nga destinacionet më të kërkuara nga kompanitë gjermane në Kinë.

Kern Liebers është një kompanitë gjermane që e kuptoi herët potencialin e biznesit në Taicang. Filluan punë në vitin 1993 me një fabrikë 400 metra katrorë të marrë me qira dhe një ekip prej gjashtë punonjësish. Kompania prodhon mekanizmin e rripave të sigurimit për makinat, dhe ka bërë 11 raunde investimesh në Taicang. Sot, fabrika e kompanisë “Kern Liebers” zë një sipërfaqe prej 70,000 metrash katrorë dhe vlera e prodhimit vjetor arrin në rreth 1.5 miliardë juanë (mbi 208 milionë dollarë).

Në janar të vitit 2024, Grupi Beumer u bë sipërmarrja e 500 gjermane, që u vendos në Taicang. Ky konsiderohet si një moment historik në bashkëpunimin midis Taicangut e Gjermanisë.

Gjatë 30 viteve të fundit, Taicang ka forcuar vazhdimisht bashkëpunimin me Gjermaninë në fushën ekonomike, kulturore e arsimore. Krahas transportit të përshtatshëm dhe mjedisit të përsosur tregëtar, punëtorët e kualifikuar në Taicang janë një tjetër tërheqje për sipërmarrjet gjermane.

Sipas një raporti mbi besimin e sipërmarrjeve gjermane, të bërë në janar nga Dhoma e Tregtisë Kinë-Gjermani, mbi 90% e kompanive gjermane të anketuara, planifikojnë të vazhdojnë biznesin në tregun kinez dhe mbi gjysma e tyre planifikojnë të shtojnë investimet në dy vitet e ardhshme. (Fani)