Sonia Jojic
Sonia Jojiç kuratore e ekspozitës eksperimentale të dizajnit,”Imagine Coral Reef. Regenerative Design” hapur në Tiranë është dizajnere shqiptaro - amerikane e shkolluar në SHBA, aktualisht në pozicionin e Drejtueses së Departamentit të Artit dhe Dizajnit në Universitetin Polis. Ajo është diplomuar në Universitetin “Wayne State” në Michigan dhe prej vitit 2017 është pjesë e “Agjencisë së sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë” dhe eksperte e jashtme e vlerësimit të Programeve arsimore të artit dhe dizajnit të aplikuar, e emëruar nga ministria e arsimit dhe sportit në shqipëri.
Sonia Jojiç ka qenë një nga bashkëorganizatorët e konferencave dhe ekspozitave Imagine Coral Reef, Ekspozite Workshop 2024, “Liminal – Një udhëtim nëpër peizazhin shqiptar” 2020, Graz, Austri, Mbikëqyrëse e Projektit (Udhëheqës): Fushata Brandimit të Logos Bashkia Gjirokaster 2021etj. Ambasada Austriake ka nisur një inisiativë për të paraqitur publikut shqiptar propozime artistike nëpërmjet dizajnit, arkitekturës dhe artit. Qëllimi i tyre është të shfaqin se si shoqëria moderne mund të përkujdeset për ambientin dhe mjedisin, duke mbajtur parasysh kushtet e nevojshme për jetesën e qytetarëve. Kjo është një përpjekje për të nxitur ndërgjegjësimin për çështjet e mjedisit dhe për të promovuar një qasje më të qëndrueshme ndaj zhvillimit urban dhe ambientit. Sonia Jojiç ka zgjedhur të ndajë në Radio Ejani, detajet rreth ekspozitës, Imagine Coral Reef.
Ekspozita eksperimentale e dizajnit ,”Imagine Coral Reef
CMG: Si është rutina juaj ditore?
Sonia Jojiç: Rutina ime është tepër e ngjeshur dhe me shume aktivitete, të cilat e nisin dhe përmbyllin ditën time. Absolutisht që vetë fakti që ne punojmë me të rinj na e bën punën aq sa të bukur edhe dinamike. Unë punoj tek Polis, roli im atje është tepër i rëndësishëm e mbi të gjitha edukimi i brezave për t’i dërguar ata perpara në rrugën e profesionit. Edhe më të rëndësishme janë ekspozitat apo bashkëpunime që ne kemi me të huajt, të cilët e shohin Shqipërinë si një vend gjithmonë në zhvilim.
CMG:"Imagjinoni Shkëmbinj Koralë", cili është pozicioni juaj në këtë ekspozitë?
Sonia Jojiç: Kjo ekspozitë ka qenë shumë unike dhe vjen për herë të parë në Shqipëri dhe është pritur shumë mirë. Fokusi kryesor kanë qenë çështjet klimaterike dhe vetë veçantia e përcjellje përmes imazhit i jep një ndjesi unike. Si ekspozitë ndahet në tre pjesë, pjesa e parë janë koralet të cilat në momentin që ato kthehen të bardha dhe fosforeshente aty fillon zhdukja e tyre dhe në momentin është pika ku publiku vjen ta shohë, afrohet merr edhe mesazhin se diçka kaq e bukur është duke u shkatërruar. Së dyti është workshopi që kemi zhvilluar dhe fokusohet në rigjenerimin e shumë produkteve. Dizajni dhe arti i instalacionit shërben si një shpalosje e mënyrës unike të shprehjes së emocioneve dhe imazhimit të një jetë dinjitoze. Përmes dizajnit, kultura e ndryshme shfaqen në mënyra të ndryshme, ndërsa çështjet sociale shpesh adresohen dhe shprehën në mënyra inovative. Gjithashtu, dizajni promovon procesin e shërimit, inkurajon analizën kritike, dhe mbrojt trashëgiminë kulturore.
Ekspozita eksperimentale e dizajnit ,”Imagine Coral Reef
CMG: Si është pritur nga publiku?
Sonia Jojiç: Është pritur shumë mirë workshopi dhe fokusi që patëm tek dizajni i rigjeneruar. Kjo temë i futi dhe i integroi më së miri të rinjtë pjesëmarrës. Në fakt sado skeptikë ishin në fillim më pas ishte një proces pune shume i shpejtë dhe zhvillues. Ndërsa nga publiku në tërësi kemi pasur të grupmoshave të ndryshme. Ekspozita ka synuar që përtej estetikës të ndikonte tek disa çështje të caktuara. Është përdorur metafora e shkëmbinjve koralorë për të shqyrtuar se si parimet e natyrës dhe ekosistemit të saj kalojne procese rigjeneruese ashtu mund të zhvillohen dhe produkte rigjeneruese të cilat mund të ndikojnë në dizajn. Të cilët po ballafaqohen gjithashtu me ndikimin e hershëm të ndryshimeve klimatike, duke përjetuar zbardhjen e shpeshtë të korales së tyre.
CMG: Kjo ekspozitë ka ardhur vetëm në Tiranë?
Sonia Jojiç: Jo kjo ekspozitë është lëvizëse nis nga Sarajeva dhe më pas kalon në Beograd, Prishtinë, Maqedoninë e Veriut deri në Indi. Qëllimi është që të zhvillohen produkte të tregut aktual dhe të kontekstit shqiptar, duke nxitur krijimin e tregut për produkte utulitare etj. Tema ka qenë e fokusuar në higjenën orale dhe këtu ka qenë fokusi i produkteve. Në qytete si Vjena, Sarajeva apo Tirana, koncepti i dizajnit rigjenerues ka potencialin për të ndryshuar perceptimet tona dhe për të inkurajuar veprime që kanë një impakt të qëlluar. Dizajni rigjenerues nuk është thjesht për qëndrueshmëri; ai synon të rikthejë dhe të rimarrë jetë ekosistemet në vend të thjeshtësimit të dëmeve. Kjo qasje e dizajnit përpiqet të zgjidhë problemet duke krijuar një efekt pozitiv mbi mjedisin, duke promovuar rinovimin dhe rikthimin e natyrës në mënyra të qëndrueshme dhe të kuptueshme.
Sonia Jojic
CMG: Partnerët e huaj si e kanë parë Shqipërinë?
Sonia Jojiç: Kjo është një nismë që promovon kulturat e vendeve të ndryshme dhe ka qenë me interes dhe fort mirë nga Partnerët dhe Ambasada Austriake në Tiranë. Ne si popull njihemi se nëse e kapim rritimin e duhur dimë të ecim me hapin e kohës.
CMG: A na duhen më tepër ekspozita të këtij lloji?
Sonia Jojiç: Po patjetër, sepse nuk ndërgjegjeson vetëm brezin e ri me të cilët merren por edhe te gjitha brezat të cilët normalisht duhet ta marrin parasysh faktin që bota mundet të jetë më ekologjike. Është e rëndësishme të përmendim se deri tani kemi vënë re një interes të veçantë nga vizitorët për të shkuar përtej konceptit të dizajnit të qëndrueshëm drejt atij rigjenerues. Është e njohur se aktualisht, studentët e dizajnit në Tiranë janë të njohur me konceptin e "dizajnit të qëndrueshëm" në arsimin e tyre. Megjithatë, ne shpresojmë se në të ardhmen fokusi do të zhvendoset drejt "dizajnit rigjenerues", duke synuar të krijojë ndikim pozitiv në mjedis dhe të përcjellë mesazhe të fuqishme për të ardhmen e qëndrueshme të planetit tonë.
Intervistoi:Megi Latifi