Forumi i Boaos për Azinë 2024 përfundon me sukses
2024-03-29 20:39:50

Konferenca vjetore e Forumit të Boaos për Azinë (BFA) 2024 përfundoi të premten në Boao, një qytet bregdetar në provincën ishullore të Kinës Hainan, me arritjen e një numri konsensusesh.

foto: VCG

foto: VCG

"Të gjitha palët janë më të vetëdijshme për sfidat me të cilat përballet bota sot," tha Li Baodong, sekretari i përgjithshëm i BFA-së në konferencën përmbyllëse për shtyp, duke shtuar se të gjitha vendet po përballen me sfida të përbashkëta, duke përfshirë rimëkëmbjen e ngadaltë ekonomike globale dhe vazhdimin e konflikteve rajonale. "Vetëm duke punuar së bashku mund të përballojmë më mirë sfidat."

Azia po udhëheq një epokë të re të zhvillimit të vazhdueshëm dhe Kina është shtylla e zhvillimit të vazhdueshëm të ekonomisë botërore në epokën pas COVID-19, vuri në dukje Li Baodong.

Sipas tij, Kina po nxit zhvillimin me cilësi të lartë e hapjen e mëtejshme dhe pritet të mbetet kontribuesja më e madhe në rritjen ekonomike globale. Konferenca tërhoqi rreth 2 000 delegatë nga mbi 60 vende e rajone dhe më shumë se 1 100 gazetarë nga gati 40 vende e rajone.