Në datat 24 deri më 29 mars, Presidenti i Naurut David Adeang, po zhvillon një vizitë shtetërore në Kinë. Kjo është vizita e parë e Presidentit të Naurut, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Gjatë takimit të hënën pasdite me David Adeang, Presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh se miqësia dhe bashkëpunimi do të sjellin rezultate frutdhënëse. Nga ana e tij, Presidenti David Adeang vlerësoi barazinë që Kina mban midis vendeve të ndryshme dhe shprehu dëshirën për të respektuar parimin "një Kinë", duke thelluar bashkëpunimin me të.
Parimi "një Kinë" është themeli i zhvillimeve të marrëdhënieve mes Kinës e Naurut. Gjatë vizitës së presidentit David Adeang, të dyja dy palët e ritheksuan këtë parim. David Adeang u shpreh se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kinën është një zgjedhje e drejtë dhe një moment historik i rëndësishëm. Kjo tregon edhe njëherë se parimi "një Kinë" i përcaktuar nga rezoluta Nr.2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 1971, është bërë konsensusi i gjithë botës. Ato pak vende që mbajnë ende marrëdhënie diplomatike me Tajvanin, duhet të bëjnë sa më parë zgjedhjen e drejtë.
Foto nga CFP
Kina dhe Nauru janë vende në zhvillim dhe e kanë prioritet atë. Struktura ekonomike e Naurut është relativisht e thjeshtë, kryesisht në varësi të eksportit e turizmit. Kurse Kina ka një zinxhir të plotë industrial. Të dy palët mund të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, të infrastrukturës etj...
Porti Ivo i Naurut u përmirësua falë investimeve e një ndërmarrjeje kineze, dhe u vu në përdorim në shtator të vitit 2022. Ky port ka forcuar dukshëm aftësinë e transportit të mallrave, duke sjellë teknologji të përparuara dhe vende punësimi. Masat popullore të Naurut kanë shprehur pritshmëritë e tyre për zhvillimin e bashkëpunimit me Kinën. Ata shpresojnë se akoma më shumë sipërmarrje kineze do të investojnë në Nauru dhe më shumë turistë kinezë do të vizitojnë vendin e tyre.
Gjatë vizitës së Presidentit David Adeang në Kinë, u nënshkrua dhe një marrëveshjen për ndërtimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë".
Sipas marrëveshjes, Kina dhe Nauru do të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e tregtisë, investimeve, ndërtimit të infrastrukturës, bujqësisë, peshkimit, mineraleve dhe mbrojtjes së mjedisit, për ta ndihmuar Nauru të realizojë zhvillimin e vazhdueshëm.
Analistët vunë në dukje se ndërtimi i përbashkët i nismës "Një brez, një rrugë" ka ngritur nivelin e jetesës në shumë vende, në rajonin e Paqësorit. Me zbatimin e marrëveshjes së përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë", Kina dhe Nauru do të zhvillojnë bashkëpunimin e thellë në fushën e dekripëzimit të ujit të detit, të energjisë së gjelbër, të zhvillimit të vazhdueshëm, duke i sjellë ritëm të ri zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. (Fani)