“Jam një urë miqësie mes Kinës dhe Serbisë”
2024-03-28 11:34:25
Tatjana Soldat u ndikua nga prindërit e saj për të mësuar mbi kulturën kineze që kur ishte fëmijë dhe u vendos në Kinë. Ajo aktualisht shërben si drejtoreshë e Qendrës Kulturore Serbe në Pekin. Përgjegjësia e saj kryesore është promovimi i shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës dhe Serbisë. 2020-a është një vit i veçantë për Tatjanën. Pas shpërthimit të epidemisë në Serbi, Kina dërgoi një ekip mjekësor për të ofruar mbështetje. Tatjana shërbeu si përkthyese dhe krijoi një miqësi të thellë me stafin mjekësor kinez. Ajo tha se në të ardhmen do të vazhdojë të shërbejë si urë miqësie mes Kinës e Serbisë dhe do të afrojë më shumë zemrat e të dy popujve.
Lajmet Kryesore