Nxënësit e shkollës së mesme nga Uashingtoni kënduan një këngë kineze, në "Qendrën e Shkëmbimeve mes Vendeve", pranë Universitetit të Pekinit, më 20 mars 2024 / foto nga Agjencia e Lajmeve e Kinës
"Lidhje" është fjala që u përdor më shpesh nga një grup nxënësish dhe mësuesish nga Uashingtoni, gjatë vizitës së tyre 11 ditore në Kinë, nga 17 deri më 27 mars.
"Ky udhëtim për mua do të thotë lidhje. Krijova shumë lidhje me kulturën dhe shoqërinë kineze. Pata mundësinë të afrohesha me të rinj kinezë dhe ti bëja miq" - tha Montserrat Romero-Rocha, nxënëse në klasën 12 të Shkollës së Mesme Lincoln, në Tacoma të Uashingtonit.
Duke folur për udhëtimin në Kinë, Romero-Rocha tha se i pëlqen vërtet rosa e pjekur e Pekinit, dhe dëshiron të blejë një kostum kinez "hanfu" për ta marrë në SHBA.
"Eshtë vërtet e rëndësishme të hedh hapa para dhe të bëj diçka të re. S'do të isha në gjendje ta provoja këtë, po të rrija në shtëpi, pa dalë nga zona ime e rehatisë" tha ajo.
Udhëtimi i Romero-Rocha-s dhe i 23 nxënësve të tjerë nga Uashingtoni, u zhvillua pas deklatarës të Presidentit Xi Jinping nëntorin e shkuar, që në pesë vitet në vazhdim, Kina është e gatshme të ftojë 50 mijë të rinj amerikanë, për të vizituar vendin.
Montserrat Romero-Rocha (në mes) nga shkolla e mesme Lincoln në ceremoninë e nisjes së grupit të nxënësve të shtetit Uashington në Kinë në shkurt 2024/ foto nga Xinhua
Krahas Pekinit, grupi nga Uashingtoni vizitoi dhe qytetin Shiyan në provincën Hubei të Kinës Qendrore si dhe Guangzhoun e Shenzhenin të provincës Guangdong të Kinës Jugore.
Kjo ishte vizita e parë në Kinë e Romero-Rochas, por motra e saj e madhe, Abranna, gjithashtu nxënëse e shkollës së mesme Lincoln, vizitoi këtë vend në vitin 2016.
"Ajo vizitë zgjeroi vërtet horizontin e saj, ndaj edhe unë kam dëshirë të vizitoj dhe të shikoj botën pas këtij udhëtimi" tha ajo.
Motra e Romero-Rochas ishte ndër 100 nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme Lincoln, që u ftuan në Kinë, pas vizitës së Xi Jinpingut në këtë shkollë, gjatë turit të tij të parë shtetëror në SHBA , si President i Kinës në vitin 2015.
Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan ndoqën korin e shkollës së mesme Lincoln në shtator 2015 gjatë vizitës së tyre në ShBA/ foto nga CMG
Gjatë asaj vizite, Xi dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan, ndoqën korin e shkollës teksa interpretonin këngës kineze "Në Fushën e Shpresës". Mësuesja e arteve, Lynn Eisenhauer, drejtuesja e korit gjatë asaj kënge, ishte gjithashtu pjesëmarrëse në këtë udhëtim në Kinë.
"Përvoja e vitit 2015 ishte një eksperiencë mahnitëse. Mundësi për më shumë nxënës që të mësonin këngë kineze. Ky është udhëtimi im i katërt me nxënës në Kinë" tha ajo në Pekin për gazetën kineze "China Daily".
Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan vizituan shkollën e mesme Lincoln në shtator 2015 gjatë vizitës së tyre në ShBA/ foto nga Xinhua
"Nxënësve të mi u pëlqyen monumentet, ushqimet, kultura, por ata folën më shumë për njerëzit që hasën gjatë vizitës" theksoi ajo.
Eisenhauer dëshiron të mësojë më shumë këngë kineze, si Mik dhe Lule Jasemini, sepse "nuk jemi vetëm një mrekulli e njëhershme".
"Më pëlqen teksti i Mikut, që mishëron tamam atë që po bëjmë me miqësinë," shtoi ajo.
Nxënësit e shkollës së mesme nga Uashingtoni zhvilluan shkëmbime me nxënësit e shkollës së mesme pranë Universitetit Tsinghua më 18 mars / foto nga "qhfz.edu.cn/"
Isaiah Long, nxënës në klasën 11 të shkollës së mesme Lincoln, tha se ishte kënaqur gjatë aktiviteteve në shkollën e mesme pranë Universitetit Tsinghua më 18 mars. "Ishte mjaft interesant. U njoha me një djalë me emrin Sam. Kemi vazhduar bisedimin në 'WeChat'," tha ai.
Long mendon se është e mrekullueshme, që një shkollë e mesme e vogël në Tacoma, mund të lidhet me një vend të madh si Kinë.
Even Eisenhauer, mësuesja e arteve, tha se ajo nuk e dinte në vitin 2015, që Presidenti i Kinës kishte vizituar Tacoman dhe shkollën e mesme Lincoln më parë. Ajo foli për vizitën e Xi-ut në vitin 1993, si Sekretari i Komitetit të PKK në qytetin Fuzhou.
Në vitin 1994, Tacoma dhe Fuzhou u binjakëzuan, duke filluar një lidhje miqësore që vazhdon deri sot, dhe karakterizohet me shkëmbimet dhe ndërveprimet midis Xi-ut dhe nxënësve e stafit të shkollës gjatë viteve.
Kartolina e urimit dërguar Xi dhe Peng nga nxënësit e shkollës së mesme Lincoln / foto nga CMG
Në fillim të këtij viti, Xi dhe Peng iu përgjigjën një kartolinë urimi për Vitin e Ri Kinez të shkollës së mesme Lincoln, dhe i ftuan të vizitojnë Kinën më shpesh, që të kontribuojnë për miqësinë midis dy popujve, veçanërisht midis të rinjve të dy vendeve.
"Se mendoja dot se mund të kishim një lidhje të tillë personale, por pas shkëmbimeve të dhuratave e kartolinave gjatë nëntë viteve, kuptoj se Xi e ka vërtet të qartë kush jemi ne," tha Eisenhauer.
Nxënësit e shkollës së mesme nga Uashingtoni morën pjesë në aktivitet në "Qendrën e Shkëmbimeve mes Vendeve", pranë Universitetit të Pekinit, më 20 mars 2024 / foto nga CFP
"Kur i pyeta të rinjtë ç'mendonin për shëtitjen në qendër të Pekinit, më thanë se u ndjenë shumë të sigurt, krejt ndryshe nga Amerika, ku shihen shumë të pastrehë," tha Chong.
Chong tha se ftesa për 50 mijë të rinj amerikanë për vizitën në Kinë, do të ndihmojë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë mes popujve.
"Pas çdo nxënësi, qëndron një familje. Nëse përfshijmë dhe familjet e nxënësve kinezë që kontaktojnë ata, mendoj se mbi një milion njerëz do të ndikohen pozitivisht nga kjo nismë," tha ai.
Nxënësit e shkollës së mesme nga Uashingtoni zhvilluan shkëmbime me nxënësit e shkollës së mesme pranë Universitetit Tsinghua më 18 mars / foto nga "qhfz.edu.cn/"
"Edhe kur s'e kuptojmë njeri-tjetrin, prapë përpiqemi." tha ajo, duke shfaqur një stemë me "Mbreti Majmun", të cilën e bleu në një dyqan në rrugën "Wangfujing" në qendër të Pekinit.
"Nuk flas gjuhën kineze, por e bleva këtë stemë vetëm duke e treguar me gisht," shtoi ajo. (Wang Lei/ Elona)
Nxënësit e shkollës së mesme nga Uashingtoni morën pjesë në aktivitet në "Qendrën e Shkëmbimeve mes Vendeve", pranë Universitetit të Pekinit, më 20 mars 2024 / foto nga CFP