Isa Baliaj, mjeshtri i skulpturave nga Tropoja deri në Alaskë
2024-03-28 10:58:26


Isa Baliaj me nxënësit e tij  

Isa Baliaj ka lënë gjurmë të pakrahasueshme në skenën artistike, duke krijuar qindra vepra që kanë shënjuar historinë e vendit të tij. Nëpërmjet talentit dhe punës së palodhshme, ai ka arritur të vendosë kujtesën e tij në formën e skulpturave, të përhapura deri në Alaskën e largët.

Rruga e Isa Baliajt në skulpturë nisi në moshë të hershme, ndikuar nga xhaxhai i tij, një mjeshtër i gdhendjes së drurit. Që në klasën e katërt, ai zgjodhi të ndjekë rrugën e skulpturës. Pas diplomimit, Isai filloi të shkëlqente me punën e tij. Një ndër veprat e para të tij ishte një skulpturë monumentale, e cila shënoi fillimin e karrierës së artistit.

Kontributi në komunitetin e tij, veçanërisht në Tropojë, është i jashtëzakonshëm. Për Isain, vendi i lindjes ka një rëndësi të veçantë  dhe punët e tij kanë mbushur me krenari hapësirat publike të vendlindjes.  Veprat e skulptorit tropojan janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës.

Isa Baliaj 

CMG:Kur ka nisur rrugëtimi juaj në skulpturë?

Isa Baliaj: Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe të flasësh për gjithçka deri më tani është disi e vështirë, por dihet që vitet 70-80-të kanë qenë vite më të bukura. Kam qenë tejet i vlerësuar dhe i përkrahur për të qenë pjesë e komunitetit të artistëve me vepra, ekspozita dhe pjesëmarrje në galeri. Unë kam realizuar një vepër të madhe, e cila ka thyer është të gjitha pritshmëritë e kujtdo.  Kjo skulpturë ishte 22 metra katrorë, fasada e muzeut historik. Në ato vite ajo doli në komision dhe u vlerësua shumë,  po ashtu është një vepër e cila i ka qëndruar kohës.

Veper arti nga Isa Baliaj

CMG: Ndër këto realizime tuajat, ku e ka zanafillën kjo punë dhe a e keni të trashëguar?

Isa Baliaj: E vërteta është që unë kam pasur një xhaxha, i cili ka qenë një mjeshtër druri dhe besoj se aty e kam marrë disi këtë profesion. Që në klasë të katërt e kisha ndarë mendjen që do shkoj të studio për skulpturë. Në shkollë të lartë me pas e kam mbrojtur diplomën me një vepër të madhe të cilën e realizova. Por  unë shkova në Tropojë dhe vijova jetën normalisht dhe nuk rashë në gjendjen provincial, por kam punuar edhe kur isha në atë zonë. Kam qenë pjesë e ngritjes së Muzeut Historik të Tropojës që ka një rëndësi shumë të madhe. Vitet 80-81 ishin vite shumë të mira sepse fillova të bëj punime të mira.

CMG: Kontributi që keni dhënë në Tropojë, a është  më i veçantë?

Isa Baliaj: Une kam vendosur kudo vepra dhe punime të ndryshme dhe ajo që ndodh me vendlindjen është më e veçantë sepse aty ka një ngakesë të lartë emocionale. Tropoja është një vend që kritikën e ka shumë të theksuar dhe të thonë çdo gjë në sy, dhe nuk i druhet kësaj. Kjo më ka bërë që unë gjithë ato vite të kem kaluar me kënaqësi në atë vend. Me ardhjen në Tiranë unë realizova shumë vepra deri në shtete të largëta si Kanadaja, Alaska etj .

Isa Baliaj (14 qershor 2010 inagurohet shtatorja e deshmorit Princ Mark Ndrejaj)

CMG: Çfarë punimi keni në Alaskë?

Isa Baliaj: Kam bërë një "Diella", një vajzë të bukur me kaçurrela, e cila ndriçonte me çdo aspekt. Ajo vepër i ka rezistuar kohës dhe është pritur shumë mirë deri në atë shtet të largët. Skulptura me e lartë për mua është 4 metra

CMG: Veprat të mëdha apo të larta dhe vepra shumë të vogla, a e kanë njësoj rëndësinë për ju si artist?

Isa Baliaj: Patjetër që po! Për mua edhe një vepër e madhe edhe një figurine e vogël kanë të njëjtëm rëndësi pasi shpesh herë edhe veprat e vogla lënë gjurmë të mëdha .

CMG: Ju jeni marrë njëherësh me brezin e ri dhe keni influencuar në angazhimin  e tyre?

Isa Baliaj:  Ndihem krenar dhe i lumtur që kam qenë pjesë e strukturës së mësimdhënies. Gjithnjë më ka dhënë emocion mësimdhënia pasi në këtë formë unë arrija te kuptoja dhe depërtoja thellësisht tek çdo individ. Tek të rinjtë shoh një dëshirë, e cila po rritet dita ditës për artin dhe mbi të gjitha skulpturën.

CMG: Cilat do veçoje si skulpturat më të veçanta?

Isa Baliaj:  Veprat më të rëndësishme janë: Ali Ibër Nezaj  në Gjakovë dhe qytetin B. Curri, Fasada e Muzeut Historik të Tropojës, Violinistja në park Tiranë, Nesimi Dervishdanaj në Kosovë si dhe shumë të tjera.

Intervistoi:Megi Latifi