Bebe Rexha 14 miliard dëgjime në ‘Spotify’
2024-03-26 11:00:27

Bebe Rexha (Foto nga  twitter)

Bebe Rexha (Foto nga  twitter)

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka arritur një rekord   së fundi, prej 14 miliard dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë. Lajmi u zbulua nga vetë artistja nëpërmjet një njoftimi në InstaStory. Në postim shkruhej: “Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”.Bebe Rexha  me origjinë shqiptare, ka qenë në qendër të vëmendjes në botën e muzikës. Përveç zërit, ajo ka mjaft talent edhe për të shkruar  këngë, duke sjellë mjaft hite të njohura, e duke u renditur në top-listat  më të njohura muzikore në botë.