Violinistja e shquar gjermane dhe lidhja me Kinën
2024-03-26 10:56:52

Ishte ora 1 pasdite e së dielës kur Anne-Sophie Mutter i përshëndeti ngrohtësisht të gjithë në një dhomë hoteli në Pekin.

Foto:Chinadaily

Violinistja  Anne-Sophie Mutter(Foto:Chinadaily)

"Më kujtohet ende që vizitova Pekinin në vitin 1996 për herë të parë. Eca nëpër rrugicat tradicionale hutong dhe pashë shumë ndërtesa të bukura të vjetra. Qyteti ka ndryshuar shumë dhe është ende i bukur," thotë ajo.

E veshur me një kostum të kuq prej kadifeje, violinistja do të performonte në Qendrën Kombëtare për Artet Performuese në Pekin atë natë, së bashku me pianistin Lambert Orkis.

Hera e fundit që ajo luajti në këtë qendër ishte pesë vjet më parë.

"Kam performuar me Lambert për 36 vjet. Ne kemi personalitete të ndryshme dhe kur punojmë së bashku, e lëmë mënjanë egon dhe dëgjojmë njëri-tjetrin," thotë Mutter.

“Një nga gjërat më të mira të të qenit muzikant është se takohesh dhe punon me njerëz të talentuar dhe së bashku krijon muzikë, çdo koncert është i ndryshëm, dhe unë jam një person që emocionohem shumë lehtë, gjë që më bën të shijoj shumë çdo koncert. "

Violinistja gjithashtu i jep merita Pekinit, ku u frymëzua për të hapur Fondacionin Miqtë e Anne-Sophie Mutter në 1997 për të mbështetur solistët e rinj dhe të talentuar.

Ajo kujton se kur bëri udhëtimin e saj të parë në Pekin u ftua të jepte një klasë master për solistët e rinj kinezë.

Violinistja  Anne-Sophie Mutter në një performancë në Pekin(Foto:Chinadaily)

"Unë kam përjetuar se sa e nevojshme është mbështetja e synuar, veçanërisht gjatë viteve të mia të fillimit. Unë dua të bëj të njëjtën gjë për solistët e rinj, duke u dhënë atyre mbështetje sipas nevojave të tyre individuale," thotë ajo.

Një nga solistët e parë të cilit ajo i ofroi mbështetje ishte violinisti Lu Wei, i cili më vonë pati mundësinë të studionte në Gjermani me Mutter.

"Para se t'i jepja trajnim muzikor, e çova për të parë pyllin, malin dhe shumë vende të tjera në Evropë, duke e ndihmuar atë të krijonte një ide rreth vendeve ku muzika klasike ekziston për një kohë shumë të gjatë," thotë Mutter. “Është e rëndësishme të njohësh kulturën, njerëzit dhe gjuhën përpara se të interpretosh muzikën”.

Ajo gjithashtu ka krijuar një ansambël muzikor duke mbledhur solistë të talentuar nga e gjithë bota për të luajtur muzikë dhome dhe për t'i afruar ata me jetën e një muzikanti profesionist, duke i prezantuar në të njëjtën kohë me një audiencë të gjerë. Tani ansambli ka rreth 25 solistë.

Si një fëmijë mrekulli, Mutter bëri debutimin e saj profesional me dirigjentin Herbert von Karajan, i cili u bë një mentor i hershëmi saj dhe Orkestrën Filarmonike të Berlinit, kur ajo ishte 13 vjeç. Që atëherë, ajo ka një karrierë të jashtëzakonshme, duke u shfaqur në të gjitha sallat kryesore të koncerteve. të Evropës, Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut dhe Azisë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në dhjetor, Mutter përfundoi festimet muzikore për ditëlindjen e saj të 60-të me një koncert special me Orkestrën Simfonike të Pittsburgh-ut.