< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Luiz Ejlli me këngën “Kce,” i bën të gjithë të kërcejnë
2024-03-26 10:59:36

Luiz Ejlli (Foto nga instagrami)

Luiz Ejlli (Foto nga instagrami)

Artisti Luiz Ejlli ka prezantuar  këngën e tij të re “Kce”. Kënga ritmike  është realizuar nga SBS Entertainment me producent Çelik Lipën. Kjo është një këngë ndryshe nga repertori i Ejllit.

“Kce” nis që në fillim me shumë ritëm dhe pritet të jetë një ‘hit’  i verës, sepse mund të kërcehet nga të gjithë. Madje në një video të postuar në rrjetet sociale, Luizi shihet duke kërcyer me bashkëshorten e tij Kiara, nëpërmjet të cilës ai fton publikun, që t’i dërgojnë video personale duke kërcyer me këngën e tij “Kce”. Videot nga publiku ishin të shumta, në këtë mënyrë ai ka marrë vëmendjen e të gjithë grupmoshave me këtë këngë,  e cila sapo u publikua mori mbi dy milionë klikime.  

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree