Transportuesi i parë i gazit natyror të ngjeshur në botë (CNG), u dorëzua të shtunën në mëngjes në qytetin Qingdao, provinca Jiangsu e Kinës Lindore/CMG
Transportuesi i parë i gazit natyror të ngjeshur në botë (CNG), u dorëzua të shtunën në mëngjes në qytetin Qingdao, provinca Jiangsu e Kinës Lindore, përpara se të lundronte për Indonezi.
Me një kapacitet deri në 700.000 metra kub për udhëtim, anija do të përdoret për të transportuar gaz natyral të ngjeshur midis ishujve të Indonezisë, për përdorim nga centralet e kërkesës së lartë të energjisë. Transportuesi ka një gjatësi prej 110 metrash dhe një shpejtësi projektuese prej 14 nyjesh (1 nyje = 1.852 km/h).
Transportuesi CNG e ruan gazin natyror në kontejnerë të presuar në temperaturën e ambientit. Në ndryshim nga transportuesit të gazit natyror të lëngshëm (LNG), një transportues CNG nuk ka nevojë për pajisje të shtrenjta, si pajisjet e lëngëzimit dhe terminalet e rigazifikimit.
Transportuesi i parë i gazit natyror të ngjeshur në botë (CNG), u dorëzua të shtunën në mëngjes në qytetin Qingdao, provinca Jiangsu e Kinës Lindore/CMG
Si një pjesë e rëndësishme e industrisë së gazës natyrore, transportuesi i CNG-së do të ofrojë një mënyrë të re për transportin e gazit natyror. Dorëzimi i transportuesit të parë të CNG-së në botë, pritet gjithashtu të ndihmojë në eksplorimin e potencialit të transportin detar të hidrogjenit në të ardhmen.