Foto nga VCG
Kina ka premtuar një raund të ri përmirësimi të pajisjeve në shkallë të gjerë dhe riciklimin e mallrave të konsumit, si pjesë e përpjekjeve të saj për të rritur kërkesën e brendshme dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik këtë vit.
Një plan veprimi i Këshillit Shtetëror në fillim të muajit, tha se Kina synon të rrisë investimet në pajisje për industrinë, bujqësinë, ndërtimin, transportin, arsimin, kulturën, turizmin dhe kujdesin mjekësor, me të paktën 25% deri në vitin 2027, krahasuar me vitin 2023.
Sipas planit, deri në vitin 2027 volumi i riciklimit të makinave për skrap është planifikuar të dyfishohet, ndërsa shkëmbimet e makinave të përdorura do të rriten me 45%. Përveç kësaj, riciklimi i pajisjeve të përdorura të shtëpisë do të rritet me 30% deri në vitin 2027 krahasuar me vitin 2023.
Plani përcakton 20 detyra kryesore në pesë sektorë, veçanërisht rinovimin e pajisjeve, tregtinë e mallrave konsumatore, riciklimin e mallrave të përdorura, standardizimin dhe forcimin e politikës mbështetjen fiskale e financiare.
Foto nga VCG
Si një vend kryesor prodhues që nxit industrializimin e ri, kërkesa e Kinës për pajisje të përmirësuara dhe avancuara vazhdon të rritet, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), planifikuesit më të lartë ekonomik të vendit.
Vlerësimet fillestare tregojnë se përmirësimet e pajisjeve mund të krijojnë një treg të madh, me një shkallë vjetore prej më shumë se 5 trilion juanë (rreth 704.19 miliardë dollarë amerikanë), - tha NDRC.
Sipas planit, do të nxiten përmirësimet e pajisjeve të ruajtjes së energjisë, reduktimit të emetimeve të ulëta, prodhimit të sigurt, transformimit dixhital dhe përmirësimit inteligjent, e cila është e dobishme për nxitjen e industrisë së lartë, të gjelbër, inteligjentë dhe zgjerimin e investimit të efektshëm.
Si një vend i populluar, tregjet e mëdha të makinave, elektroshtëpiakeve dhe mallrave të tjera të qëndrueshme në Kinë, kanë çuar në potencial premtues tregu, lidhur me tregtinë e riciklimit të mallrave konsumatore.
Foto nga VCG
Zgjerimi i vazhdueshëm i tregut dhe përmirësimi i kërkesës së konsumatorit, do të hapë më shumë mundësi zhvillimi për ndërmarrjet, do të nxisë zhvillimin e shpejtë të industrive të lidhura dhe përmirësimin e sistemit ekonomik, - tha NDRC.
Përveç kësaj, riciklimi i mallrave të konsumit me cilësi të lartë, do ti bëjë ato më të aksesueshme për banorët, dhe do të përmbushë nevojat e larmishme që kanë, - shtoi NDRC.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i elektroshtëpiakeve në Kinë aktualisht tejkalon 3 miliardë njësi. Vetëm në vitin 2023 u shkatërruan më shumë se 200 milionë njësi prej tyre. Shitjet totale të makinave në Kinë, vlerësohet të kalojnë 31 milionë njësi në vitin 2024, dhe kërkesa për treg do të zërë rreth 44% të këtij totali.
Vetëm nga përditësimi i makinave dhe i elektroshtëpiakeve pritet të krijohet një treg prej trilion juanësh, sipas NDRC.