Kina kundërshton barrierat tregtare, kërkon bashkëpunim global për automjetet elektrike
2024-03-23 15:16:16

Në përgjigje të "erës së kundërt" për eksportet e automjeteve elektrike të Kinës, Ministria e Jashtme kineze shprehu kundërshtimin ndaj masave të proteksionizmit tregtar, duke ritheksuar angazhimin për bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë në këtë industri.

Zëdhënësi Lin Jian(Foto:MPJ)

Proteksionizmi dhe barrierat tregtare shkelin parimin e ekonomisë së tregut dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) nën pretekstin e "konkurrencës së ndershme" dhe "sigurisë kombëtare.” - tha zëdhënësi i diplomacisë kineze Lin Jian në një konferencë shtypi të organizuar të premten në Pekin. Sipas tij, automjetet elektrike janë një industri e globalizuar dhe vetëm ndarja e punës e bashkëpunimi mund të jenë reciprokisht të dobishme dhe të favorshme.

"Duket se nga proteksionizmi mund përfitohet në një afat të shkurtër, por ajo që mbetet është prapambetja; ajo që humbet është e ardhmja dhe kjo vetëm do të rrezikojë interesat e industrisë vendase dhe të konsumatorëve në afat të gjatë.” - shtoi Lin.

Duke vënë në dukje se në industrinë amerikane dhe evropiane të automjeteve ka shumë zëra kundër proteksionizmit në këtë drejtim, Lin vuri në dukje se shumë drejtues të kompanive evropiane të automjeteve dhe shoqata biznesi besojnë se Perëndimi nuk duhet të ketë frikë nga automjetet elektrike kineze dhe mbështetja në tarifat dhe masat e tjera kufizuese nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet konkurrenca e tyre.

Arsyeja e mirëpritjes së gjerë të automjeteve elektrike kineze është inovacioni shkencor dhe teknologjik dhe cilësia e shkëlqyer e formuar në konkurrencën e tregut global dhe ato kurrë nuk mbështeten në subvencione për mbrojtje, theksoi Lin.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Ndërkohë, Kina ka anuluar plotësisht masat kufizuese për hyrjen e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit dhe ka hapur gjithmonë dyert për ndërmarrjet globale të automobilave, në mënyrë që kompanitë respektive nga të gjitha vendet të mund të ndajnë plotësisht dividentët e tregut të madh të Kinës”.

Kina është tregu i dytë më i madh global i Teslës për vitin 2023, vuri në dukje ai. Po ashtu Mercedes-Benz, BMW dhe Volkswagen kanë qenë prej kohësh marka të njohura për konsumatorët kinezë. Sipas njoftimeve mediatike, në Kinë shitet një automjet Volkswagen çdo rreth 10 sekonda mes "shqetësimit perëndimor për eksodin e automjeteve elektrike të Kinës." - shtoi Lin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shpresohet që palët e interesuara të dëgjojnë me kujdes zërat racionalë të industrisë, të respektojnë në mënyrë efektive rregullat e OBT-së, "të ndalojnë t’i shndërrojnë çështjet ekonomiko-tregtare në çështje politike, të sigurisë kombëtare ose ideologjike." - përfundoi zëdhënësi.(Zhang Yan/Edmond)