Hekurudha me shpejtësi të lartë Beograd-Novi Sad e ndërtuar nga Kina rritu numrin e udhëtarëve
2024-03-22 14:35:10


Foto nga Chinanew.com

Më shumë se 6.8 milionë udhëtime të pasagjerëve janë bërë në hekurudhën me shpejtësi të lartë të ndërtuar nga Kina në Serbi gjatë dy viteve të funksionimit të saj dhe pjesa e mbetur e linjës pritet të jetë funksionale deri në fund të këtij viti, sipas Hekurudhës Ndërkombëtare të Kinës.

E marta shënoi përvjetorin e dytë të hapjes së seksionit Beograd-Novi Sad të hekurudhës Serbi-Hungari, hekurudha e parë me shpejtësi të lartë në Serbi dhe gjithashtu një projekt historik i nismës “Një brez, një rrugë” në Europë.

Numri i udhëtimeve të pasagjerëve në hekurudhë është rritur çdo vit.

Gjatë vitit të saj të parë të funksionimit, linja trajtoi rreth 3 milionë udhëtime pasagjerësh. Në vitin e dytë, u bënë 960,000 udhëtime më shumë, tha Hekurudha Ndërkombëtare e Kinës.

Foto nga Chinanews.com

Tani, mesatarisht 62 trena pasagjerësh operojnë çdo ditë, me vëllimin ditor të pikut të pasagjerëve që arrin në 15,059.

Në total, 6.83 milionë udhëtime janë kryer gjatë dy viteve të fundit.

"Hekurudha e sigurt, efikase, e përshtatshme dhe e rehatshme me shpejtësi të lartë ka krijuar një përvojë më të mirë udhëtimi për pasagjerët dhe është favorizuar gjerësisht nga njerëzit përgjatë linjës. Vëllimi i udhëtimeve të pasagjerëve ka vazhduar të rritet ndjeshëm”,- tha kompania.

"Ndërsa linja shkurton kohën e udhëtimit midis dy qyteteve, gjithnjë e më shumë njerëz po fillojnë të zgjedhin një mënyrë të re udhëtimi”.

Hekurudha lehtëson lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe kapitalit përgjatë linjës, duke nxitur zhvillimin e industrive tregtare dhe turistike.

Sipas kompanisë, numri i pasagjerëve që udhëtojnë drejt atraksioneve historike dhe kulturore përgjatë linjës po rritet, duke krijuar më shumë mundësi pune, duke sjellë mundësi zhvillimi për më shumë ndërmarrje dhe duke promovuar në masë të madhe rritjen socio-ekonomike në rajon, sipas kompanisë.

"Tani njerëzit po udhëtojnë nga Beogradi për të punuar në Novi Sad, sepse është rreth 30 minuta me tren. Përpara hapjes së hekurudhës, distanca bëhej për rreth 90 minuta",- tha Marko Jeremiç, shef i infrastrukturës në Hekurudhat Serbe, duke shtuar se çmimet e biletave janë të përballueshme.

Ai tha se bashkëpunimi me Hekurudhën Ndërkombëtare të Kinës për linjën e shpejtësisë së lartë bëri të mundur që Serbia të jetë lider në hekurudhat në Ballkanin Perëndimor.

"Në atë mënyrë, ne u bëmë lider sepse asnjë vend tjetër fqinj - Kroacia, Hungaria dhe Bullgaria - nuk kanë linja me shpejtësi të lartë mbi 160 kilometra në orë",- tha ai.

Me një shpejtësi maksimale të projektuar prej 200 km/h, hekurudha 80 km Beograd-Novi Sad është pjesë e hekurudhës Serbi-Hungari, 342 km, një projekt i rëndësishëm i nismës

Foto nga Chinanews.com

“Një brez, një rrugë” në Europë, që lidh Budapestin, kryeqytetin e Hungarisë, me Beogradin - kryeqytetin e Serbisë.

Pas përfundimit, seksioni serb i hekurudhës do të jetë gjithsej 183 km, me një shpejtësi maksimale të projektuar prej 200 km/h.Seksioni hungarez do të jetë 159 km dhe do të ketë një shpejtësi maksimale prej 160 km/h.

Seksioni serb pritet të jetë funksional deri në fund të këtij viti.

Seksioni hungarez është në ndërtim e sipër. Pas përfundimit, koha e udhëtimit mes Beogradit dhe Budapestit do të shkurtohet në tre orë, nga tetë orë që është aktualisht.

Hekurudha është projekti kryesor i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe projekti i parë për të harmonizuar teknologjinë dhe pajisjet hekurudhore të Kinës me specifikimet teknike të Bashkimit Europian për lidhjen hekurudhore.