MJK: Proteksionizmi është absolutisht i papranueshëm
2024-03-22 21:03:41

Në lidhje me vështirësitë e fundit për eksportin e automjeteve elektrike kineze jashtë vendit, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian, tha të premten në një konferencë për shtyp se, globalizmi ekonomik është një prirje e pandalshme, proteksionizmi është absolutisht i papranueshëm, dhe abuzimi me masat kufizuese tregtare është shkelje e rregullave ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare.

Së fundmi, Bashkimi Evropian njoftoi regjistrimin doganor të makinave elektrike të importuara nga Kina, duke lënë të hapur mundësinë e aplikimit të "tarifave retrospektive" mbi këto automjete në të ardhmen. 

foto: VCG

foto: VCG

Britania e Madhe dhe SHBA-ja po hetojnë subvencionet dhe rreziqet e sigurisë kombëtare që vijnë nga automjetet elektrike kineze. Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen, tha se qeveria amerikane është gati të marrë masa për të siguruar suksesin e industrisë të automjeteve elektrike të SHBA-së.

Lidhur me këtë, Lin Jian tha se automjetet elektrike janë një industri globalizuese. Vetëm falë bashkëpunimit dhe ndarjes së punës, mund të arrihen përfitime të përbashkëta dhe vetëm konkurrenca e drejtë mund të sjellë përparim teknologjik.

Popullariteti i makinave elektrike kineze në tregun global, vjen si rezultat i risive teknologjike dhe cilësisë së lartë të krijuar nga konkurrenca në tregun global, por jo si rezultat i subvencioneve. Njëkohësisht, Kina ka hequr plotësisht kufizimet për investimet e huaja në sektorin e prodhimit, duke i mbajtur dyert të hapur për të gjitha ndërmarrjet globale të automjeteve, të cilat mund të përfitojnë nga avantazhet e tregut të madh kinez.

foto: VCG

foto: VCG

Lin vuri në dukje se Kina mbeti tregu i dytë më i madh në botë në vitin 2023. Shitjet me pakicë të “Teslës” në Kinë tejkaluan 600 mijë. Të ardhurat vjetore të “Teslës” në Kinë arritën në 21.75 miliardë dollarësh. “Mercedes-Benz”, “BMW” dhe “Volkswagen” tashmë janë marka makinash që njihen mirë nga populli kinez. Rreth çdo 10 sekonda shitet një makinë “Volkswagen” në Kinë.

Zëdhënësi theksoi se vetëm bashkëpunimi mund të zmadhojë "tortën", dhe fillimi i lojës nga niveli fillestar, mund të sjellë përfitime për të gjithë.