I dërguari i posaçëm kinez informon median, rreth raundit të dytë të diplomacisë, për zgjidhjen e krizës së Ukrainës
2024-03-22 20:40:55

I dërguari i posaçëm i Kinës për çështjet Euroaziatike, i raportoi medias të premten, rreth raundit të tij të dytë të diplomacisë, mbi kërkimin e një zgjidhjeje politike të krizës ukrainase në Pekin. 

foto: VCG

foto: VCG

Përfaqësuesi i posaçëm Li Hui, u tha gazetarëve se të gjitha palët ranë dakord, që në cilësinë e anëtarit të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe mik i përbashkët i Rusisë dhe Ukrainës, Kina mund të ndërmjetësojë midis të dy vendeve dhe të nxisë palët përkatëse, për të kërkuar një bazë të përbashkët teksa ruajnë ndasitë, gjë që ndihmon për të krijuar kushte më të favorshme për mbajtjen e bisedimeve të paqes

Duke filluar nga 2 marsi, Li vizitoi Rusinë, selinë e BE, Poloninë, Ukrainën, Gjermaninë dhe Francën.