Ambasadori kinez: Dialogu pozitiv, çelësi i bashkëpunimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
2024-03-22 16:09:54

Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, ka theksuar nevojën për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimeve konstruktive.

Gjatë Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Chen Xu deklaroi politizimin dhe instrumentalizimin e çështjeve të të drejtave të njeriut, në një deklaratë të përbashkët, të dërguar të mërkurën në emër të Grupit të Miqve për Promovimin e të Drejtave të Njeriut përmes Dialogut dhe Bashkëpunimit.

Deklarata e përbashkët vuri në dukje se, atmosfera e politizuar dhe e polarizuar po përkeqësohet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Kjo bie ndesh me qëllimin e tij fillestar dhe shkel parimet e universalitetit, paanshmërisë, objektivitetit, mospolitizimit dhe jo selektivitetit.

Vendosja e mekanizmave specifikë për një vend kundër vullnetit të tyre, dhe përhapja e mekanizmave paralelë, shkaktojnë humbje të mëdha të burimeve financiare dhe njerëzore, pa dhënë rezultate të prekshme. Ndaj nuk janë të favorshme për nxitjen ose mbrojtjen e të drejtave të njeriut - thuhet në deklaratë.(Xu Guang)