Kina zbulon nismat për të forcuar rritjen dhe qëndrueshmërinë e sektorit privat
2024-03-22 20:59:21

Planifikuesi më i lartë ekonomik i Kinës, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, deklaroi të enjten dhe të premten në një konferencë, nismat për të forcuar rritjen dhe elasticitetin e ekonomisë private.

foto: VCG

foto: VCG

Nismat do të përfshijnë përmirësimin e aftësive të punëtorëve, nëpërmjet qendrave publike të trajnimit, me qëllim përshtatjen me kërkesat e industrive dhe bizneseve. Planifikohet që do të trajnohen një milionë punëtorë nga sektori privat çdo vit.

Përveç kësaj, nismat përfshijnë një program, që synon mbështetjen e sipërmarrësve të rinj, për të rritur konkurrencën dhe kapacitetin e tyre për përshtatje.

Rritja e cilësisë së shërbimeve shtëpiake është gjithashtu pjesë e nismave. Ajo synon të përmirësojë aftësitë e punëtorëve shtëpiakë, të standardizojë kujdesin për të moshuarit dhe shërbime të tjera shtëpiake, si dhe t'i përshtasë më mirë punonjësit me nevojat. (Li Huailiang/Elona)