Projektet argëtuese kineze vlerësohen globalisht
2024-03-21 10:26:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Projektet argëtuese me tematikë kineze janë nderuar me çmimet vjetore “Thea” nga “Themed Entertainment Association” (TEA) për “Arritje të jashtëzakonshme” në ofrimin e përvojave turistike. Udhëtimi simulues “Stuhia e Bermudës” në Parkun Tematik të Anijes Kozmike Chimelong në Zhuhai, në provincën Guangdong të Kinës jugore, ishte ndër 14 projektet globale të turizmit dhe argëtimit të vlerësuar me çmimet vjetore “TEA” në një gala të mbajtur në Los Anxhelos gjatë fundjavës.

 

Udhëtimi “Stuhia e Bermudës” ka ekranin më të madh të lakuar të projektimit në botë. Duke shfaqur teknologjinë më të fundit të simulimit audiovizual dhe dinamik, ai u ofron turistëve përvoja gjithëpërfshirëse të një aventure në një anije lundrimi.

 

Një tjetër projekt kinez, instalimi i atriumit “Aura: The Forest at the Edge of the Sky” në Kompleksin Ndërkombëtar të Tregtisë në Haikou, në provincën Hainan të Kinës jugore, u nderua me çmimin “TEA Thea Award for Immersive Mall Experience”.

 

Su Zhigang, president dhe drejtor ekzekutiv i “Chimelong Group”, u nderua me “Buzz Price Thea” për “Lifetime of Distinguished Achievements”, sipërmarrësi i parë aziatik që e merr këtë çmim.  Duke iu drejtuar galasë, presidentja e Bordit Ndërkombëtar të TEA-s, Melissa Oviedo, tha se Su u nderua për punën e tij vizionare në zhvillimin e vazhdueshëm të parqeve dhe vendpushimeve Chimelong.

Duke e quajtur inovacionin dhe evolucionin shenja dalluese të industrisë së përvojës tematike, Oviedo tha se marrësit e çmimeve “Thea” kanë demonstruar kreativitet, inovacion dhe përkushtim të pashembullt për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme të ftuarve në një shkallë vërtet globale.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Puna e tyre jo vetëm që ka argëtuar dhe frymëzuar miliona njerëz, por gjithashtu vazhdon të formësojë të ardhmen e industrisë sonë”,- tha ajo.

 

Su tha se “Chimelong Group” do të vazhdojë të përmirësojë bashkëpunimin me firmat kryesore të projektimit të parkut tematik në mbarë botën, të ndajë përvojën me homologët globalë, të zgjerojë ngjarjet e tij tematike dhe shfaqjet interaktive dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë globale të turizmit.

 

“Chimelong Group” ka fituar edhe më parë çmime të ndryshme “Thea”. Sipas të dhënave të TEA-s, që nga viti 2013, parku ujor Chimelong në Guangzhou është renditur vazhdimisht si parku ujor me numrin më të madh të vizitorëve në botë dhe ka thyer vazhdimisht rekordet e tij botërore, si për numrin total vjetor të vizitorëve në një park ujor dhe numrin mesatar ditor të vizitorëve në një park ujor, duke ruajtur me vendosmëri pozicionin si parku ujor më i mirë në botë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E themeluar në vitin 1991, TEA është një shoqatë ndërkombëtare jofitimprurëse që përfaqëson krijuesit, zhvilluesit, projektuesit dhe prodhuesit e argëtimit me tematikë.  TEA prezanton çmimet vjetore “Thea” për projektet dhe ekipet që kontribuojnë në krijimin e përvojave unike të të ftuarve në mbarë globin, duke përfshirë individë, parqe, atraksione, ekspozita dhe përvoja në industrinë e argëtimit me temë.  Çmimet “Thea” konsiderohen si një nga nderimet më të mëdha në industrinë e përvojave tematike.