Zyrtarët kinezë: Ekonomia e Kinës është qëndrueshme në dy muajt e parë të vitit 2024
2024-03-21 20:54:59

Kina e ka nisur vitin 2024 me ekonomi të qëndrueshme, të mbështetur nga një ekosistem i stabilizuar financiar dhe rritje të investimeve - raportuan zyrtarët të enjten. 

Zyrtarët, duke folur në një konferencë për media, ishin përfaqësues nga planifikuesi më i lartë ekonomik i vendit, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës i Kinës (NDRC), Ministria e Financave e Kinës dhe Banka Popullore e Kinës (PBOC). 

foto: VCG

NDRC njoftoi një rimëkëmbje në investimet private, të cilat u rritën me 2.2 pikë përqindjeje, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke zënë 52.6% të investimeve totale, gjatë janarit dhe shkurtit. 

Kjo rritje u plotësua nga një rritje prej 6.3% në investimet infrastrukturore gjatë kësaj periudhe, 0.4 pikë përqindje më shpejt se vitin e kaluar, duke forcuar kështu mjedisin e përgjithshëm të investimeve. 

Me hapësirë të bollshme për ulje të rezervës së depozitave dhe duke pasur parasysh ndryshimet e politikave monetare globale, Kina synon të rrisë fleksibilitetin e politikës të normave të interesit. Kina ka një kornizë të fortë të politikës monetare - theksuan zyrtarët. 

Zyrtarët shtuan se këto zhvillime nënvizojnë angazhimin strategjik të Kinës, për të nxitur një mjedis të balancuar dhe dinamik të ekonomisë, dhe për të shfrytëzuar politikat dhe mjetet financiare, për një fillim të qëndrueshëm dhe progresiv të vitit. (Li Huailiang/Elona)