Demokracia u vlerësua si një vlerë e përbashkët për njerëzimin në Forumin Ndërkombëtar
2024-03-21 17:04:33

Të mërkurën, një grup studiuesish të njohur dhe zyrtarësh të lartë, e vlerësuan demokracinë si një vlerë të përbashkët për njerëzimin, diskutuan format e saj dhe rolin që luan në përmirësimin e qeverisjes globale.

Forumi i Tretë Ndërkombëtar mbi Demokracinë - Vlerat e Përbashkëta Njerëzore, filloi punimet në Pekin, ku mbi 200 të ftuar nga e gjithë bota, diskutuan për realizimin e demokracisë në epokën moderne e dixhitale.

CFP

CFP

Folësit thanë se nuk ekziston një model i vetëm demokracie dhe se duhet të respektohen qasjet e ndryshme të saj.

Kina praktikon demokracinë popullore në të gjithë procesin e saj. Ajo integron zgjedhjet demokratike të bazuara në ligj, konsultimet, vendimmarrjen, menaxhimin dhe mbikëqyrjen, me një sërë ligjesh dhe rregullimesh institucionale.

Gjatë fjalimit në forumin e së mërkurës, Ong Tee Keat, ish Zv/Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Malajzisë, lartësoi demokracinë popullore gjithëpërfshirëse të Kinës.

Kina mbështet diversitetin e praktikës demokratike. Ajo krijon përputhjen mes aspiratave të popullit dhe nivelit të zhvillimit social që është në gjendje ti realizojë ato - tha ai.

Wang Shaoguang, Profesor Emeritus në Universitetin Kinez të Hong Kongut, theksoi rëndësinë e parimit "nga populli për popullin" në qasjen kineze.

"Përfaqësuesit e popullit vijnë nga populli dhe i shërbejnë popullit" - tha Wang, duke iu referuar filozofisë së qeverisjes së Kinës, ku njerëzit janë qendra e saj.

CFP

CFP

"Udhëheqësit kinezë përdorin Partinë për të bërë studime të shumta mbi çfarë mendojnë, ndjejnë, përjetojnë dhe dëshirojnë njerëzit" - tha Stephen Perry, Kryetar i 48 Group Club, në fjalën e tij video.

"Mendoj se Kina është në rrugën e saj drejt një forme të mirë demokracie," - tha Perry. "Kina i dëgjon njerëzit e saj dhe tenton të bëjë atë që njerëzit duan."

Disa nga folësit në forumin e së mërkurës, paralajmëruan për rrezikun e imponimit të një modeli specifik të demokracisë në vendet e tjera, dhe për të metat e demokracisë së sotme perëndimore.

Ish Kryeministri Italian Massimo D'Alema, tha se perëndimorët janë krenarë për demokracinë e tyre, pasi e kanë fituar me luftë kundër nazifashizmit, me çmimin e lartë të sakrificës, së paguar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Por kjo krenari legjitime s'duhet të na pengojë të shohim se modeli ynë, pikërisht se është rezultat i një procesi të gjatë historik, nuk mund të eksportohet dhe të imponohet në vendet e tjera të botës," paralajmëroi ai, duke përmendur përvojën në Afganistan, Irak dhe Lindjen e Mesme.

Ai hulumtoi arsyet përse modeli i demokracisë perëndimore ka humbur besueshmërinë, dhe theksoi erozionin e konsensusit, që është baza e kompromisit demokratik brenda shoqërive perëndimore.

CFP

CFP

Duke cituar fjalët e ekonomistit dhe fituesit të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz, D'Alema tha se rreziku i demokracisë së sotme perëndimore, është largimi nga periudha e lavdishme në të cilin parimi demokratik ishte "një kokë, një votë" tek parimi i ri "një dollar një votë”.(Xu Guang/Elona)