GONXHJA: ZEJTARIA, ZANATI I PALËKUNDUR
2024-03-21 10:07:54

Punime të artizanatit (Foto fb)

Punime të artizanatit (Foto fb)

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja premton se 2024-tra do të jetë viti i aftësimit profesional për zejtarinë dhe artizanatin në vend. Gjatë një aktiviteti në kryeqytet me gratë sipërmarrëse, Gonxhja tha  mbështetja financiare për këtë kategori nuk do të mungojë.

“Politikat e qeverisë detyrimin që ne kemi përgjegjësia që ne kemi natyrisht që i mbështet vit pas viti por nuk ka pasur ndonjë moment më të mirë në historinë e këtij vendi që të ketë qenë kaq e qartë që arsimi profesional, ndihma ndaj zejeve, ndaj artizanatit, ndaj talentit të dorës që në tregun e sotëm që do të jetë një sfidë për gjitha qeveritë, edhe për qeveristë më të mëdha të globit. Në sfidën e një dekade e cila do të ndikohet në mënyrë të jashtëzakonshme nga inteligjenca artificiale.”-tha Ministri.

Në kohën e sotme shumë profesione po zëvendësohen lehtësisht ose po zhduken. Sipas Ministrit Gonxhja, zanate të tilla nuk vdesin kurrë dhe do të jenë gjithmonë të kërkuara.

“Talentet e reja, ky treg, ky sektor ose po themi kjo industri apo manifakturë ka për të qenë e një rëndësie të jashtëzakonshme për secilin vend që e ka sepse do të jetë nga më të qëndrueshme dhe do të jetë nga më të palëkundurat, nga humoret e ndryshme, që do sjellë tregu nga inteligjenca artificiale,  shumë zanate të tjera do të jenë vulnerabël, shumë zanate të tjera do të jenë shumë të përkohshme në kohën që ne jetojmë kurse këto që ju i bashkon sot juve do të jenë shumë të qëndrueshme dhe ka shumë rëndësi që të investojmë në aftësi dhe në mjeshtëri të cilat janë të pa zëvendësueshme dhe pakopjueshme dhe të pa çmuara, për sa i përket kësaj që është e pa krahasueshme me atë që do të ndodhi në tregun virtual në sajë të inteligjencës artificiale.”- u shpreh Gonxhja.

Ministri Blendi Gonxhja në veprimtari(Foto Fb)

Ministri Blendi Gonxhja në veprimtari(Foto Fb)

Qeveria e ka deklaruar se do ta ketë në fokus mbështetjen e aftësive profesionale dhe për këtë ka një program për mbështetje buxhetore.

“Thënë kjo do të jetë viti mendoj edhe nga misioni im edhe nga misioni që kryeministri i ka dhënë qeverisë, që do jetë viti i aftësive profesionale dhe ndihmës për zejtarinë dhe për artizanatin dhe për pasurimin e këtij komuniteti të jashtëzakonshëm me të gjitha mbështetjet që ai ka nevojë, me të gjitha asetet të gjitha shërbimet, që do ketë nevojë për tu fuqizuar. “

Zejtaria ka vlerë jo vetëm për mundësinë që i jep personave të angazhohen  në këtë lloj biznesi por i jep vlerë edhe zonës ku operohet. Këto punime pëlqehen mjaft edhe nga turistët të cilët janë gjithnjë në rritje.

“Kjo nuk është një propagandë kjo vjen direkt nga tavolina e mbledhjeve  të qeverisë dhe për të dytën herë radhazi, dhe në mbledhjen e fundit është theksuar fuqizimi, e kemi ndarë dhe me stafin tonë pra programin për të paraqitur për një fuqizim të jashtëzakonshëm sivjet nga ana buxhetore si dhe nga ana e gjithë vëmendjes së shtetit për nxitjen e këtij tregu dhe këtij prodhimi të brendshëm i cili duhet të kuptojmë që është dhe shumë i rëndësishëm sepse nuk është një zanat apo një mjeshtëri që do të jepte rezultate nëse individi nëse ju do të lëviznit nga Shqipëria. Pra ky zanat zhvillohet dhe në territorin e vet, ka habitatin e vet, ka vlerën e vet, në ambientin e vet ku zhvillohet, ka ndonjëherë dhe vlera ornamentale dhe vlerë emocionale, në ambientet ku zhvillohet.”

Bizneset  e artizanatit në veprimtari (Foto FB)

Bizneset  e artizanatit në veprimtari (Foto FB)

Të ushtrosh artizanatin në zonën ku jeton ka vlerë të jashtëzakonshme pasi ndërthuret tradita dhe historia.

“Nuk është njësoj të shesësh në tregun e krujës, sesa të shesësh në rrugë të gjermanisë, një produkt flas shqiptar. Është e rëndësishme që të kuptojmë që ne tashmë i kemi të gjitha informacionet, qeveria nuk ka asnjë lloj mundësie që të bëjë sikur nuk kupton apo nuk di, rëndësinë e kësaj vlere të jashtëzakonshme për ekonominë e vendit dhe këtu jemi duke folur sot për seminare, konferenca, e lloj lloj samitesh që bëhen mbi nevojat për zhvillimin ekonomik ku ne thelbin e vet është ndërlidhja mes qytetarit dhe vendit dhe përkatësisë që ai ndjen për vendin ku jeton, ku ai ka lindur, për vendin ku ai prodhon dhe ku ndërton familjen dhe kur i jep shoqërisë me ekonominë, e cila ka nevojë për shpresën dhe për këtë bindje qytetarit i cili të ketë mundësi të prodhojë në vendin ku jeton, vendin ku ke njohjet ku të lidh historia ku të lidh gjithë brezi e kështu me radhë, dhe natyrisht që ne duam që Shqipëria të jetë gjithmonë një vend i lirë, kanë luftuar të jetë vend i lirë,por duam që emigracioni të jetë një zgjedhje mos të jetë një detyrim për dikë, për këdo nga ne, që e bën sepse nuk ka asnjë mundësi të jetojë në vendin e vet.”- u shpreh Gonxhja.

Punime të zejtarëve (Foto Fb)

Punime të zejtarëve (Foto Fb)

Dikasteri që drejton tha Gonxhja do të ketë në fokus mbështetjen e këtyre bizneseve duke i ndërthurur edhe me teknologjinë në mënyrë që të ketë më shumë shitje.

“Ne duam që natyrisht që të jetë një nga zgjedhjet që ka secili, që ka shqiptari, që ka qytetari  dhe në rast se ai ka tejkaluar alternativat, mund të jetë vendi i vet, tregu i vet dhe vendi ku ka lindur, banon dhe merr pjesë me shoqërinë. Në këtë aspekt shumë të rëndësishëm unë ju falënderoj që keni ardhur, ka rëndësi këto evente dhe takime, e di që kanë pak propagandë kur ka ministra, por mendoj që ministria e ekonomisë kulturës dhe inovacionit në vetvete është një mesazh është një fitore për ne, sepse e dimë sa rëndësi ka kultura në promovimin e gjithçkaje që ne do të duam të prodhojmë së bashku dhe sa rëndësi ka pastaj për turizmin sepse ka ndërlidhje me pjesën e ambientetit , mjedisit, turizmit atyre milionave gati 13 milionë që ne presim sivjet të vijnë në vendin tonë, sesa më efikas do të jemi ne duke pasur në krah dhe kulturën duke pasur dhe inovacionin që do na ndihmojë që të kemi mjete shumë moderne për ta shitur shumë bukur këtë që juve nxirrni nga duart tuaja dhe shumë sektorë të tjerë. Mendoj që dhe ekonomia si ndarje, do na japë shumë dorë që të mos jemi në barrën e hijes së rëndë të financave që gjithmonë me ekuilibrat mikrofinanciar të vendit.”

Tradita artizanatit (Foto Fb)

Tradita artizanatit (Foto Fb)

Komiteti i Grave Sipërmarrese Zejtare të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Ditën e 8 Marsit u gjend në Kalanë e Tiranës, duke promovuar gratë sipërmarrëse dhe produktet e tyre artizanale, por edhe zejtarë të tjerë të cilët u certifkuan me Titujt Mjeshtër.

Në këtë aktivitet morën pjesë Shoqatat e Ballkanit Perëndimor dhe Ukraina, Ekspertë nga Dhoma e Zejeve Koblenz, Oda e Prizrenit si edhe Shoqatat e vendit tonë me të cilat Dhoma Kombëtare e Zejtarisë bashkëpunon ngushtë.