Linda Kalemi ( foto personale)
Linda Kalemi është koreografe e njohur dhe instruktore e kërcimit sportiv në Turqi. Linda, dikur soliste në Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore prej gati 30 vjetësh jeton në Stamboll të Turqisë. Ajo ushtron profesionin e koreografes, instruktores së kërcimit sportiv dhe kuratores së imazhit në klubet sportive më prestigjoze të Stambollit.
Së bashku me Klement (Menduh) Lutfija ata ndërtuan së bashku jetën bashkëshortore, por për fat të keq Klementi u largua herët nga kjo jetë. Edhe Klementi është një emër i njohur i sportit shqiptar, i cili nga viti 1970 theu rekorde në Klubin Sportiv “17 Nentori” të Tiranës dhe me pas si trajner drejtoi ekipin Kombëtar të Atlëtikës. Sportist me dy medalje të arta, 20 vende të para, 14 vende të dyta, 20 vende të treat, Klementi në vitin 2021 u nderua me çmimin ‘Mjeshtër i Madh’ nga Presidenti i atëhershëm Ilir Meta. Nga viti 1990 Linda dhe Klementi nisën jetën në Stamboll, duke kaluar shumë sakrifica për ta mbajtur fort marrëdhënien e tyre dhe pavarësisht gjithçakje ajo që mbizotëroi në çdo kohë ishte miqësia mes të dyve.
Ylli i atletikës shqiptare Klement Lutfija i dekoruar nga ish presidenti Ilir Meta ( foto personale)
CMG: Linda si e keni përjetuar humbjen e bashkëshortit, një humbje e madhe për ju dhe për botën e sportit?
Linda Kalemi: Nëse do të ishte një humbje spontane, sigurisht do të ishte ndryshe. Por ky rast ka dy muaj e gjysmë që unë u përpoqa në spitale në një metropol që të ha shumë kohë për të lëvizur. E përveç kësaj unë kam qenë mbikqyrëse e tij dhe i kam qëndruar tërë kohës afër. Nga ana morale isha përgatitur, por megjithatë u trishtova pasi ai nisi të merrte për mirë në shëndetin e tij. Unë kujdesesha në gjithçka dhe paraliza e tij kishte filluar të përmirësohej e të ishte disi në gjendje. Kjo na gëzoi, por na dha po ashtu edhe një goditje të menjëhershme. Rreziku edhe vijonte edhe largohej. Ishim për muaj të tërë një hap para dhe një hap pas. Unë ende nuk e besoj këtë humbje.
CMG: Historia juaj e dashurisë është përfolur shumë në media dhe ju keni treguar edhe çelësin e suksesit për një mardhënië të shëndetshme. Si ja keni dalë?
Linda Kalemi: Unë në fakt jam angazhuar shumë që marrëdhënia të funksiononte dhe të kisha një cilësi të mirë jete edhe në çift, pavarësisht problemeve që ne të dy kemi pasur. Shpesh unë e kam thënë që është e nevojshme të ketë një komunim më të mirë në çift, kjo për hir të familjes. Patëm një periudhë të dy së bashku zgjodhëm të shkëputeshim, por asnjëherë nuk humbëm respektin për njëri-tjetrin. Kur Kelmenti erdhi në gjëndjen e tij më të keqe unë nuk e mendova dy here, por i kam qëndruar pranë në çdo çast të vështirësive të tij dhe jam përpjekur që ai t’i rikthehej jetës normale. Nuk kishte më rëndësi asgjë për mua, përvç shëndetit të tij.
Linda dhe Kelmenti ( foto personale)
CMG: Cilat janë kujtimet tuaja më të bukura bashkë që do doje t’i risillje?
Linda Kalemi: Ne kemi pasur një marrëdhënie përveç se si dy njerëz edhe si dy artiste, të cilët kemi suportuar njëri-tjetrin. Një nga gjërat që mbeti peng për ne ishte një projekt të cilin kishim filluar ta mendonim dhe do ta sillnim shumë shpejt në Shqipëri. Do të ishte një qendër e të dyve me shërbime të ndryshme në koreografi dhe më tepër. Në këtë sens ne e kemi ndërtuar jetën tonë dhe kemi suportuar njëri-tjetrin.
Jam përpjekur që të ndjek modele pozitive në jetën time dhe kam kuptuar që është e rëndësishme të shohësh se si sillen njerëzit e duhur dhe të mençur në një lidhje dhe se si ata e ndërtojnë jetën. Ndaj për një moment në jetën time ndalova dhe refelktova se si duhet të sillesha për të qenë një partnere dhe nënë e duhur.Mendoj se marrëdhënia mes një çifti ndërtohet si duhet vetëm kur partnetin e sheh përveçse si partner edhe si mik. Ai shpesh ishte shumë i zënë me punë dhe nuk më jepte vëmendjen që doja dhe unë shpesh e fajësoja, por kam kuptuar më vonë se duhet ta kisha mbajtur edhe më afër si mik. Kjo ishte një nga arsyet që ne vazhdimisht jemi ndarë, sepse partneri përveçse duhet të jetë në një marrëdhënie dashurie duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësi gjë të cilën ai nuk e bënte. Por, mua kjo nuk më ndaloi ta desha përgjatë gjithë viteve, pavarësisht vendimeve që kam qenë e detyruar të marr.
CMG: Çfarë amaneti të la?
Linda Kalemi: Nuk e dinte që do të vdiste, madje në ditet e fundit i vinte keq për mua se lodhesha dhe kudjesesha për të. Çdo ditë ushqente veten me idenë që do të ngrihej sa më shpejt edhe nuk arriti të më thoshte diçka konkrete e megjithatë donte të shihte lumturinë tek unë.
Linda Kalemi e ftuar ne Tv Klan ( foto Tv Klan)
CMG: Si ndikoi humbja e jetës së tij në sferën sportive turke?
Linda Kalemi: Klementi është nderuar shumë në Turqi, e donin shumë dhe i kanë dhënë atij shumë dashuri dhe vlerësim. Ai ka trajnuar qindra personazhe të rëndësishëm dhe ata e pritën shumë keq dhe vijojnë akoma me ndjeshmërinë për ta respektuar ikjen nga kjo jetë të bashkëshortit tim.
CMG: Ju si artiste kur keni menduar ta vijoni jetën artistike?
Linda Kalemi: Kur ikën kësaj jete një njeri i rëndësishëm është shumë e vështirë të rigjesh mundësi dhe zgjidhje dhe të mendosh për jetën. Por, forca ime më e madhe janë kujtimet dhe dashuria që ne kishim për jetën dhe punën, ndaj unë kam zgjedhur të mos ndalem dhe të rivij në Shqipëri e të dërgoj deri në fund ëndrrën e tij të fundit, që ishte zhvendosja në atdhe dhe vijimi i punës këtu.
CMG: A keni ju një këshillë për çiftet e reja, sepse flisni shpesh në media për këshilla në çift?
Linda Kalemi: Po kam dhe ajo që do t’ua përcjell përmes medias suaj është që në raportet bashkëshortore të jenë tolerantë dhe brenda një partneri të gjejnë mbi të gjitha një shok e më pas një partner për të ndarë jetën. Unë e kam theksuar që ne jemi dashur shumë, por nuk kemi qëndruar gjithë kohës afër njëri-tjetrit sepse ai nuk dedikohej. Do të doja të isha sjellë ndryshe dhe të kisha pasur fuqinë për ta mbrojtur marrëdhënien, si unë ashtu edhe ai ndoshta në rrethana të tjera do të ishim sjellë ndryshe. Çiftet duhet të jenë të dedikuara në martesë.
Intervistoi:Megi Latifi