Xi bën thirrje për përpjekje solide për të fuqizuar më tej rajonin qendror të Kinës
2024-03-21 10:39:13

Foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të mërkurën, për përpjekje solide për të aktivizuar më tej rajonin qendror në pikënisjen më të lartë.

Xi, gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri komentet ndërsa kryesonte një simpozium mbi energjizimin e mëtejshëm të rajonit qëndror në epokën e re.

Gjatë simpoziumit, Xi theksoi rolin kryesor të rajonit qendror, si bazë e rëndësishme e vendit për prodhimin e drithërave, energjinë dhe lëndët e para, pajisjet moderne dhe prodhimin e industrisë së teknologjisë së lartë, duke qenë një qendër e përgjithshme transporti

Foto nga Xinhua

Xi bëri thirrje për nxitjen e zhvillimit të cilësisë së lartë dhe shkrimin e kapitujve të rinj mbi energjizimin e rajonit qëndror në procesin e përparimit të modernizimit kinez.

Në simpozium morën pjesë Li Qiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe Kryeministër; Cai Qi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe Drejtor i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të PKK; Ding Xuexiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv/Kryeministër.

(Çang Çuo/Elona)