Presidenti Xi Jinping thekson orientimin e studentëve për t'i shërbyer vendit, si qëllim të shkollave
2024-03-20 16:50:52

Foto nga Xinhua

Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, theksoi se qëllimi i drejtimit të një shkolle nuk është vetëm të rrisë nivelin e arritjeve kulturore të studentëve, por edhe t'i udhëzojë ata t'i shërbejnë vendit.

Foto nga Xinhua

Xi i bëri komentet gjatë vizitës të hënën në një nga kampuset e Universitetit të Parë Normal të Hunanit, pjesë e një turneu inspektimi në Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan të Kinës qendrore.

Foto nga Xinhua

Xi mësoi se si Mao Ce Duni dhe revolucionarët e tjerë të brezit të vjetër kishin studiuar dhe punuar në universitet, si dhe për historinë e universitetit dhe karakteristikat e mësimdhënies. Xi gjithashtu bisedoi me studentët dhe pedagogët.

Foto nga Xinhua

Xi theksoi se ndërsa Kina përpiqet të fuqizojë veten dhe të arrijë rinovimin kombëtar përmes avancimit të modernizimit kinez, është e domosdoshme që studentët e talentuar të kultivohen dhe t'u sigurohet arsim cilësor. (Çang Çuo/Elona)