Antoneta Hako: Gratë të angazhuara edhe në industry, dikur tabu
2024-03-20 11:21:45

Grate ne biznes (Foto Epoka e re)

Grate ne biznes (Foto Epoka e re)


Teksa bën një përmbledhje të situatës aktuale të angazhimit të grave në biznes, Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, Antonela Hako thotë se sot në Shqipëri, krahas bizneseve të tjera, gratë janë të përfshira edhe industry, që dikur ishin tabu dhe ushtroheshin vetëm nga meshkujt.

“Gratë kanë qenë gjithmonë atje. Gratë kanë qenë të përfshira në biznes thjesht në statistika shënohen emrin e atij që ka vendosur emrin në administrim dhe në databazë dhe pjesa më e madhe e ndërmarrjeve ka emrin e burrave. Unë ju siguroj që sipas eksperiencës 4 vjeçare si kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas, por dhe me eksperiencë prej 30 vitesh në biznes, që gratë kanë qenë prezente edhe si CEO dhe si drejtuese të drejtpërdrejta të kompanive, por dhe si drejtuese shumë të afta në pikat kyçe në ndërmarrjet e mëdha me shumë punonjës dhe të mesme. Sepse në statistika në përgjithësi gratë janë përfshirë tek sektorët e tregtisë, shërbimit, artizanatit pastaj edhe tek turizmi. Sot i gjejmë të përfshira gjerësisht. Ndërkohë që më shumë krenari e them pasi në databazën tone me gjithë trajnimet që kemi patur dhe takimet që kemi bërë me zonja në biznes, përvec se janë të përfshira si drejtuese ato  janë të përfshira dhe në ato industry, që dikur i quanin tabu të meshkujve, siç është industria e ndërtimit apo industria e rëndë e makinerive dhe pajisjeve. Janë njësoj të afta, janë njësoj menaxhere shumë të mira për të mos thënë që kanë vendime më të të guximshme dhe më largpamëse për atë që do të arrijnë”

Antoneta Hako (Foto Dhoma Ekonomike e Gruas)

Antoneta Hako (Foto Dhoma Ekonomike e Gruas)

Sipërmarrësja Hako bën thirrje për pjesmarrje më të lartë të vajzave në vendimarrje dhe për këmbëngulje në këtë drejtim.

“E kam thënë gjithmonë dhe do e them edhe sot; kjo ndasia burra dhe gra; sidomos kur bëhet fjalë për biznesin dhe ekonominë nuk më duket që qëndron se është një zinxhir i tërë. Doja të theksoja dhe që të ishte më evidente është që gratë dhe vajzat të përfshihen më fort në vendimarrje dhe këtë nuk na e jep askush veç kur e kërkojmë vetë”.

Përfshirja në vendimarrje biznesi nuk ka qenë e lehtë pëe gratë.

“Nuk ka qenë e lehtë, shpesh herë gratë janë vetëtërhequr nga vendimarrja sepse e kanë ndarë jetën e vet mes vrapit të punës, gjërave thelbësore që kanë për të zgjidhur atje dhe përkujdesit për familjen dhe fëmijët. Pas kaq kohësh sigurisht zhvillohet gruaja, zhvillohet ekonomia, zhvillohet mundësia. Shikojmë kohët që është vënë re që gruaja jo vetëm që mundet ta fitojë rolin e saj në vendimarrje, por ta fitojë sepse e meriton, ka shkollimin dhe eksperiencën e duhur, zgjuarsinë pa diskutim dhe përgjegjësinë për t’i shkuar gjërave deri në fund.”

Përqindja e grave që kanë arsim të lartë është më e lartë se ajo e burrave dhe padyshim kjo është një pikë e fortë në biznes dhe ekonomi.  Në intervistën për Abc News,  Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas  Hako thotë se kjo tregon dëshirën për të qenë më të përfshira në anën profesionale.

“Kjo është zgjedhje, të shkolluarit është zgjedhje, zgjedhin më shumë vajzat për të qenë të shkolluara, për të gjitha arsyet që thashë më parë. E para sepse duan të startojnë, të kenë një karrierë të mirë, duan të bëjnë një jetesë që i përputhet me inteligjencën dhe sfidën që i ka vënë vetës dhe me atë se cfarë do të arrijë. Duan të jenë më të përfshira dhe me më shumë zë. Është zgjedhja, nuk mund ta themi që është aftësia e vajzave. “

Sfidat vazhdojnë të jenë të mëdha.

“Një nga sfidat që e kanë gratë në sipërmarrje mendoj se është një sfidë që ne na vjen nga mentaliteti dhe që duhet të rregullohet me ligj. Po punohet për këtë gjë, sepse kam qenë në disa biseda me disa grupe edhe me ministret, po punohet që të zgjidhet Çështja e pronësisë. Çështja e pronësisë që vajzat të mos jenë të përjashtuara nga pronësia kur janë në familje, ka shumë ndryshime, por duhet rregulluar ligji në thelb. “

Tashmë po punohet në këtë drejtim për t’i dhënë zgjidhje.

“ Po punohet që  të ndryshohet ligji për gratë pas martese. Të jenë pjesë e pronësisë edhe pas martese. Sigurisht sipas ligjshmërisë, rregullave dhe kushteve që kanë, por duhet të bëhet një ndryshim në pronësinë e grave. Ajo që mendoj është që nuk është vetëm për gruan, por është për të rinjtë në përgjithësi, është për gjithë sistemin, për të cilën sërish ne e kemi si sfidë të Dhomës dhe po përpiqemi të bëjmë bisedime, të ndihmojmë. Kjo është e veçanta që ka Dhoma e Gruas, që ne nuk bërtasim apo qahemi dhe vetëm ankohemi”

Grate ne biznes (Foto Dhoma Ekonomike e Gruas)

Grate ne biznes (Foto Dhoma Ekonomike e Gruas)

Dhoma Ekonomike e Gruas po luan një rol të rëndësishëm në evidentimin e problematikave që hasin sot gratë në biznes dhe në vendimarrje, për këtë më pas ndiqet një bashkëveprim më i gjerë për të zgjidhur çështje të ndryshme.

“Evidenetojmë dhe punojmë edhe me pushtetin vendor dhe qëndror që të zgjidhin gjëra, sepse nuk zgjidhen vetëm me kritika. Duhet të fillojmë të ndryshojmë disa kurrikula në sistemin arsimor që në fillore. Për mënyrën se si funksionon biznesi, edukatën e punës, të biznesit, edukatën sesi bëhet një shikim, një planifikim i tregut, apo planifikim biznesi, që të fillojnë të marrin esencat e punës që kur janë të rinj, të vegjël. Për më tepër duhet një punë shumë e madhe që t’u tregojmë të rinjve që Shqipëria ka biznese me potencial,  që janë të investuara dhe biznese tek të cilat ata mund të vijnë të punojnë, të rriten, të bëjnë karrierë dhe të japin kontributin e tyre, përkundrejt gjithë asaj që kanë menduar dhe që kanë investuar në arsim.”

 Sot, Shqipëria është ndër vendet që ka peshën më të lartë të femrave në kabinetin qeverisës, në nivele të njëjta me Finlandën. Por sipas të dhënave femrat edhe pse janë më të arsimuara vazhdojnë të paguhen më pak sesa meshkujt, në pjesën më të madhe të profesioneve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se paga mesatare e meshkujve shënoi një rritje më të shpejtë në 2022, në raport me atë të femrave. Mesatarisht, një punonjës në vend u pagua me 61,898 bruto në muaj në 2022, me një rritje nominale prej 8.2%.Për meshkujt, paga mesatare ishte 63,773, me një rritje prej 9.2%.  Për femrat, paga mesatare arriti në 59,813, ose 7.3% më shumë sesa një vit më parë.