Foto nga Xinhua
"Lumi Wujiang është njësoj si oborri i shtëpisë. Vetëm pasi e pastrojmë, ndihemi të qetë. "Prej 37 vjetësh, pa asnjë pagesë, Çifti Lu Xiyong dhe Ran Xuying pastrojnë me këmbëngulje plehrat në lumin Wujiang, dhe vazhdojnë ende ta bëjnë këtë.
Shtëpia e tyre gjendet në provincën Guizhou, në jugperëndim të Kinës. 50 metra në të majtë të portës së saj ndodhet moli i vjetër i tragetit "Shuangchi", ku qëndron varka e çiftit për pastrimin e plehrave. Lu Xiyong rri në bashin e varkës dhe gruaja e tij Ran Xuying, në fund të saj. Uji po lëkundet dhe dy personat në varkë bëhen njësh me lumin, duke krijuar një panoramë të harmonisë midis njeriut dhe natyrës.
Lu Xiyong është 60 vjeç. Paraardhësit e tij kanë jetuar gjithmonë këtu. Janë rritur pranë lumit Wujiang, që mbart të gjitha kujtimet e bukura të tij.
Para se të martohej, Lu Xiyong i pastronte i vetëm mbeturinat në lumë. Pasi u martua në vitin 1986, gruaja e tij e mbështeti plotësisht dhe të dy së bashku nisën të ruanin lumin Wujiang.
Foto nga Xinhua
Që prej vitin 2008 kur u krijua zona e rezervuarit të Hidrocentralit Goupitan, niveli i ujit të lumit Wujiang është rritur me më shumë se 100 metra. Sipërfaqja ujore është zgjeruar, duke formuar një peizazh liqenesh të sheshtë. "Në të kaluarën nuk kishte shumë mbeturina, por pasi u ngrit niveli i ujit, këtu u formua një gji migrator dhe shumë mbeturina nuk largoheshin, sepse uji rridhte këtu," tha Lu Xiyong. Së bashku me rritjen e turistëve dhe peshkatarëve, sasia e mbeturinave u dyfishua.
Rreth 5 kilometra, përgjatë të dy brigjeve të lumit, është zona ku Lu Xiyong dhe gruaja e tij pastrojnë plehrat çdo ditë. Përgjatë një udhëtim me barkë, pastrojnë rreth 200 kilogramë mbeturina.
Prindërit e Lu Xiyong-it ishin "lundërtarë trageti". Në vitin 2005, Lu Xiyong mori certifikatën përmes trajnimit dhe filloi të marrë përsipër punën me tragetin.
“Në të kaluarën, kishte shumë njerëz që kalonin lumin. Transportonim më shumë se 10 herë në ditë, ndaj jeta bazike nuk ishte problem.
Foto nga Xinhua
Me zhvillimin e transportit tokësor, moli i tragetit "Shuangchi" u mbyll në mars 2022. Trageti i Lu Xiyong "u ndërpre plotësisht".
Në vitin 2012, fshatarët e zonës u nxitën nga qeveria lokale të zhvillonin akuakulturën, duke përdorur zonën ujore të lumit Wujiang. Lu Xiyong mblodhi më shumë se 100 000 juanë, bleu gati 30 fuçi hekuri dhe zuri një sipërfaqe uji më të madhe se 800 metra katrorë, duke u bërë kështu një peshkatar me licencë për zhvillimin e akuakulturës.
“Megjithëse përfitimet nga akuakultura ishin të mëdha, ndotja e lumit Wujiang ishte shumë e madhe dhe ne s'donim ti fitonim paratë në këtë mënyrë.” Në vitin 2017, Lu Xiyong çmontoi fuçitë dhe hoqi dorë nga akuakultura.
Në vitin 2018, duke parë gjithnjë e më shumë njerëz që vinin në lumë për peshkim dhe kamping, familja e Lu Xiyong ndërtoi një ndërtesë dykatëshe dhe e shndërroi në hotel shtëpiak. Çdo dhomë është e pajisur me një banjë private, kondicioner dhe dy krevate. Kështu u hap hoteli i tij shtëpiak. Tani, falë hotelit shtëpiak dhe duke u mbështetur në mbjelljen e drithrave dhe pemëve frutore, familja e Lu-së jeton e lumtur.
Njerëzit shpesh pyesin: "Pastrimi i plehrave është punë e vështirë. Çfarë ju motivon në këmbënguljen tuaj?"
Çifti Lu Xiyong qeshin dhe thonë: "Jemi mësuar ta bëjmë këtë. Nuk ndihemi të mërzitur apo të lodhur. Kur shohim që uji në lumin Wujiang është përmirësuar, mendojmë se ja vlen ajo që kemi bërë. Për sa kohë të mundemi, do të vazhdojmë ta bëjmë."
Foto nga Xinhua
Ky cift nuk është vetëm vullnetar për pastrimin e ujit në Wujiang, por edhe vullnetar mjedisorë dhe propagandues. Ata ndalojnë sjelljen e paqytetëruar, këshillojnë turistët të mos hedhin mbeturina, pastrojnë mbeturinat e krijuara dhe i largojnë ato.
“Të dy janë njerëz të sinqertë, punëtorë, të thjeshtë dhe të sjellshëm. Pastrojnë mbeturinat në lumë në mënyrë vullnetare, ndërmarrin nisma vullnetare për ndërtimin e rrugëve dhe janë aktive në punët e mirëqenies publike në fshat. "Kryetari i fshatit Deng Bangzhong tha se kur fshatarët mësuan se Lu Xiyong dhe gruaja e tij nuk paguheshin për pastrimin e mbeturinave në lumë, të gjithë u infektuan nga shpirti i tyre. Tani, fshatarët, madje edhe studentët dhe fëmijët në fshat, i janë bashkuar ekipit vullnetar të mbrojtjes së lumit Wujiang.
Lumi Wujiang është "Lumi Nënë" i provincës Guizhou të Kinës dhe lidhet ngushtë me më shumë se gjysmën e popullsisë dhe gjysmën e vëllimit ekonomik të provincës. Vitet e fundit, Guizhou ka ndaluar plotësisht akuakulturën në lumë, ka zbatuar ndalimin dhjetëvjeçar të peshkimit në lumin Wujiang, ka rregulluar bizneset ndotëse përgjatë bregut, dhe ka promovuar masa të tilla si parandalimi i ndotjes së ujit dhe restaurimi ekologjik në lumin Wujiang. Këto masa kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e mjedisit ekologjik të zonës së lumit Wujiang , duke rikthyer ujrat e tij të pastra dhe qiellin blu.
Malet mbeten të gjelbra dhe lumenjtë vazhdojnë të rrjedhin. Lu Xiyong dhe gruaja e tij kanë ruajtur gjithmonë natyrën e tyre të vërtetë si punëtorë, dhe kanë ruajtur shtëpinë e tyre shpirtërore. Koha ka ndryshuar pamjen e tyre, por s'mund të ndryshojë vendosmërinë e tyre për të mbrojtur lumin Wujiang. Gjatë 37 viteve të fundit, ata kanë shprehur dashurinë e madhe për lumin Wujiang me zemrat dhe veprimet e tyre. Ata respektojnë natyrën, pajtohen me të, mbrojnë ambientin duke i dhënë kuptim bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës
Çifti pothuajse nuk shkoi kurrë në shkollë, por në to mund të shohim virtytet tradicionale të kombit kinez si zellin, thjeshtësinë, qytetërim dhe miqësinë.(Çang Çuo)