Kryeministri kinez nxit përpjekjet për të stabilizuar furnizimin me grurë
2024-03-20 11:17:00

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang kërkoi të bëhen të gjitha përpjekjet, për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me drithëra dhe produkte jetike bujqësore.

Kryeministri Li, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, bëri disa komente, në lidhje me udhëzimet mbi "Prodhimin bujqësor pranveror, parandalimin, reduktimin dhe lehtësimin e katastrofave". 

Qeveritë lokale duhet të jenë plotësisht të përgatitura për plugimin pranveror. Ata duhet të ofrojnë mbështetje teknike për prodhimin bujqësor, tha Li. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar furnizimin e duhur të materialeve bujqësore.

Li tha se këto përpjekje synojnë të ndihmojnë vendin për të arritur një tjetër korrje të suksesshme, në mbështetje të cilësisë së lartë shoqërore e ekonomike. 

Konferenca kombëtare mbi "Prodhimin bujqësor pranveror, parandalimin, reduktimin dhe lehtësimin e katastrofave", u mbajt të hënën në Xinxiang, provincën Henan. Zv/Kryeministri Liu Guozhong mori pjesë në konferencë dhe mbajti një fjalim. 

Liu bëri thirrje të merren masa për rritjen e prodhimit e drithrave dhe vajit. Gjithashtu nxiti përdorimin e teknologjisë mbështetëse dhe zhvillimin e tokës bujqësore në standarte të lartë.

Duhen bërë përpjekje për të parandaluar rreziqet e katastrofave, për të përforcuar emergjencën dhe reduktuar ndikimin e fatkeqësive në prodhimin bujqësor, tha Zv/Kryeministri. 

Përpara konferencës, Liu vizitoi Xingtai në provincën Hebei, Kinën e Veriut, ku shqyrtoi restaurimin e infrastrukturës bujqësore të dëmtuar dhe rritjen e grurit.(Elona)