Motori i Euroazisë: Trenat inteligjentë të mallrave Kinë - Evropë nxitin tregtinë botërore
2024-03-20 16:29:08

Sistemi Expres Hekurudhor i Kinës (CR Express), një shërbim ndërkombëtar i trenave të mallrave, përfshin Kinën, Evropën dhe vendet partnere të nismës "Një brez dhe një rrugë", duke ofruar mundësi të reja për tregëti bashkëpunuese dhe të qëndrueshme. Ky shërbim transporti, i vlerësuar nga komuniteti ndërkombëtar, jo vetëm po rigjallëron prosperitetin e Rrugës së Lashtë të Mëndafshit, por po përmirëson cilësinë e jetës së njerëzve, duke promovuar bashkëpunimet me përfitime të ndërsjellta dhe vitalitetin ekonomik, në të gjithë Euroazinë dhe vendet më gjerë.

CFP

CFP

Pas një dekade përpjekjesh, projekti simbol i nismës "Një brez, një rrugë", që lidh 120 qytete në Kinë me 219 qytete në 25 vende evropiane, ka kryer mbi 85,000 udhëtime deri në fund të shkurtit, sipas Grupit Hekurudhor të Kinës (China Railway Group Limited CREC).

Në periudhën janar - shkurt u rregjistruan rreth 3000 udhëtime ndërkontinentale, pasi CREC inauguroi linjat e reja që lidhnin Xi'an, Chongqing dhe Yiwu në Kinë me Tbilisin në Gjeorgji, Bakun në Azerbajxhan dhe Stambollin në Turqi, duke vënë në dispozicion 18 trena përgjatë linjave.

CFP

CFP

Trenat e mallrave realizuan gjithsej 2928 udhëtime, për të dorëzuar 317.000 kontejnerë në dy muajt e parë të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 9% në frekuencën e udhëtimeve, dhe 10% në vëllimin e mallrave.

Gjithnjë e më shumë produkte evropiane kanë hyrë në jetën e popullit kinez, ndërsa "Made in China" po bëhet më popullore në Evropë.

CFP

CFP

Deri tani, ky transport ka dorëzuar mbi 50.000 lloje mallrash në rajonet përkatëse. Ndërkohë popullariteti i tij vazhdon rritet falë sigurisë, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë. 

Linja hekurudhore përjetoi një rritje të kërkesës, pas trazirave të shkaktuara nga konflikti izraelito-palestinez, duke theksuar rolin kritik, si një rrugë tregtare e besueshme, që kontribuon në qëndrueshmërinë e furnizimit global.

Ndryshe nga rrugët detare, të cilat janë të ndjeshme ndaj piraterisë, motit të keq dhe tensioneve gjeopolitike, kanali i trenit të mallrave me bazë tokësore Kinë -Evropë, ofron një alternativë më të shpejtë, më të sigurtë dhe më të qëndrueshme. Të dy format e transportit punojnë së bashku, për të siguruar rrjedhjen e lehtë të mallrave, dhe për të nxitur stabilitetin ekonomik botëror, midis pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë.

CFP

CFP

Shërbimi i trenit të mallrave Kinë - Evropë është gjithashtu shumë kosto-efektiv, pasi një analizë nga revista e Politikës së Jashtme në fund të janarit e quajti nismën "Një brez, një rrugë" një projekt për të cilin çdo vend ka nevojë në një epokë pasigurie dhe ndërprerjeje midis krizës së Detit të Kuq," duke pretenduar se "zgjidhja për goditjet e furnizimit është ofrimi i më shumë zinxhirëve të furnizimit. Më shumë rripa, më shumë rrugë."

Gjatë 10 viteve të fundit, në linjat e Expresit Hekurudhor Kinë - Evropë, zhdoganimi dhe inspektimi janë thjeshtësuar, klima e biznesit në pikat e hyrjes është përmirësuar dhe rregullat për transportin ndërkufitar janë bërë më standard.

CFP

CFP

Teksa bota hyn në epokën e inteligjencës artificiale (AI), CR Express ka një mundësi të rëndësishme për të forcuar pozicionin e saj si një nyje jetike në rrjetin e tregtisë globale. AI mund të përdoret për të optimizuar operacionet logjistike, për të përmirësuar planifikimin e rrugëve dhe për të forcuar mirëmbajtjen e trenave Duke përqafuar AI, shërbimi i trenit të mallrave mund të rritë më tej efikasitetin, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë për t'u sjellë përfitime të gjitha kombeve të përfshira.