Mjafton të dëgjosh këngët ‘Harruar”, “Askush si ty”, “N’ëndrra”, “Nëse vij” apo “Lakmi” dhe kuptohet lehtësisht që bëhet fjalë për një zë premtues në tregun shqiptar të muzikës shqiptare. Në çdo përfaqësim këngëtari Stiv Ushe ka treguar emocione të vërteta në skenë. Muzika për të ka qenë një punë e vazhdueshme për të sjellë prodhime të veçanta. Për të përfaqësimi serioz i parë ka qenë në festivalin “ Kënga magjike” në vitin 2020,e më pas rrugëtimi i tij nuk është ndalur. Kënga e tij më e re e cila doli si një dhuratë për të dashuruarit me rastin e Shën Valentinit dhe ka marrë mijëra klikime, duke u radhitur në Top List. Stivi premton se do të ketë edhe prodhime të tjera muzikore me bashkëpunëtorë përtej trojeve shqiptare.
CMG: Stiv kur ke nisur të merresh me muzikë?
Stiv Ushe: Nëse flasim për mënyrën jo profesionale, unë kam nisur që në moshën 5 vjeçare të merrem me muzikë, duke mos lënë pas asnjë ftesë rreth muzikës. Ndërsa më vonë, nëse ndalemi tek pikëtakimi i vërtetë i vetes sime me këtë profesion, ka qenë abolutisht “Kënga Magjike” e vitit 2019-2020 dhe publiku më etiketoi menjëherë si ‘Djali i Baladave’.
Unë e kam dashur gjithmonë muzikën, e kam pasur pasionin tim. Që pas rrugëtimit tim të parë në “Këngën magjike” rruga ime në muzikë ka vazhduar me një ecuri shumë të mirë.
CMG: A ka një arsye se pse të evidentojnë tek baladat?
Stiv Ushe: Gjithçka me vjen së brendshmi dhe shumë natyrshëm, sepse unë i dua dhe i interpretoj me zemër baladat.
CMG: Kush është muza jote e frymëzimit?
Stiv Ushe: Muza ime është gjithçka dhe asgjë. Në gjendje mund të futesh krejt natyrshëm dhe po aq natyrshëm mund të dalësh prej saj, pasi motivimi është fraksion sekondi.
CMG: A vjen nga një familje, e cila është marrë më herët me muzikë?
Stiv Ushe: Muzikën disa pjestarë të familjes e kanë pasur një lloj pasioni. Në gjithë fisin tim ka artistë.
CMG: Muzika për ty është punë apo pasion?
Stiv Ushe: Muzika është edhe punë edhe pasion. Kohët e fundit muzika është ndërlidhur ngushtë edhe me biznesin dhe kjo është e pashmangshme
Stiv Ushe në intervistë për CMG
CMG:Si ndihet një këngëtar nga duartrokitjet që merr?
Stiv Ushe: Duartrokitjet janë ato emocionet finale që një këngëtarr merr për punën që ka bërë dhe është ndjesi shumë pozitive.
CMG:Çfarë ka ndodhur me emocionet e tua ndër vite?
Stiv Ushe: Unë mendoj që emocionet janë gjithmonë dhe do jetë të tilla gjithmonë. Në momentin që kupton që emocioni është i zakonshëm çdo gjë bëhet më e lehtë.
CMG: A ka treg për këngëtarët e rinj në Shqipëri?
Stiv Ushe: Gjithmonë ka treg, për aq kohë sa ka njerëz që nuk tërhiqen do ketë patjetër edhe treg. Ndoshta nuk do të jesh direkt në majë dhe në kulmin e suksesit, por të gjitha hapat vijnë shumë gradualisht në karrierë.
CMG: Si u ndjeve në pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH?
Stiv Ushe: U ndjeva shumë mirë, më erdhi disi keq që nuk isha në finale por unë e kam shijuar atë kompeticion.
CMG: A ke ndjekur shembuj artistësh në rrugëtimin tënd?
Stiv Ushe: Në fillim kur e nis, ndoshta pak. Por, në vijim ajo që më intereson është të kuptoj ndonjë plan marketingu që ata bëjnë dhe unë ta aplikoj, por pjesa tjetër jo.
CMG:Cili është qëllimi yt në muzikë?
Stiv Ushe: Qëllimi është të jem sa më afër publikut me koncerte dhe festivale të ndryshme. Publiku për mua është gjithçka. Dua t’i përjetoj të gjitha dimensionet e artistit.
CMG: Çfarë këngë të re do të presim prej teje?
Stiv Ushe:Unë në fakt jam duke pritur për të filluar diçka të re, dua që të provoj mënyrën e të kënduarit live. Po ashtu kam disa demo gati për lancim, do të vij me një bashkëpunim, me një artiste shqiptare që nuk jeton në Shqipëri dhe mendoj se kjo këngë do të pelqehet nga publiku.
Intervistoi:Megi Latifi