Falë zhvillimit industrial që po krijon mundësi të reja, dhe mbështetjes së fortë të politikës për rritjen e punësimin, Kina po shton përpjekjet si nga ana e ofertës ashtu edhe e kërkesës, për të ndihmuar të rinjtë të sigurojnë një vend pune.
Foto:VCG
Kina pret të ketë më shumë se 11.7 milionë të diplomuar në vitin 2024. Sipas Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore (MHRSS), numri i të rinjve punëkërkues vazhdon të rritet.
"Teksa ekonomisë ka marrë zhvillim, gjendja aktuale e punësimit në Kinë është në përmirësim. Pavarësisht sfidave, faktorët pozitivë si rritja ekonomike dhe mbështetja e politikës vazhdojnë të forcojnë tregun e punës," u shpreh Mo Rong, President i Akademisë Kineze të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore.
Mundësi të reja
Zhvillimi i Kinës në risitë teknologjike dhe përmirësimin industrial, po sjell edhe një rritje në mundësitë e punës. Gjithnjë e më shumë të rinj po shohin mundësitë në teknologjinë e lartë dhe zhvillimet novatore si inteligjenca artificiale, të dhënat e mëdha dhe ndërmarrjet prodhuese me modalitet inteligjent.
Në një ndërmarrje prodhuese në komunën Chongqing të Kinës Jugperëndimore, lindi nevoja e qindra vendeve të reja pune si menaxher i zinxhirit të furnizimit apo projektues i kallupeve të formave, pasi ndërmarrja u orientua drejt prodhimit me modalitet inteligjent. Tani ndërmarrja ka nevojë për talente me aftësi dhe arsimim më të lartë.
"Zhvillimi industrial po riformulon modelin e talenteve që i nevojiten kompanive. Të sapodiplomuarit e kolegjeve mund të përshtaten më lehtë ndaj këtyre ndryshimeve, pasi kanë njohje më të mirë dhe më të zgjeruar të internetit," tha Li Qiang, zëvendës/president ekzekutiv i Zhaopin.com, një platformë elektronike burimesh njerëzore.
Foto:VCG
Falë zhvillimit të forcave të reja me produktivitet të lartë, Kina po dyfishon përpjekjet për t'i bërë industritë tradicionale më të sofistikuara, më të zgjuara dhe më miqësore me ambientin, duke nxitur kështu industritë e orientuara drejt së ardhmes, që të zhvillojnë fusha të reja si teknologjia kuantike dhe shkencat e jetës.
Sipas Wang Xiaoping, Ministrit të MHRSS - së, vendi do të rrisë mbështetjen për kompanitë private të punësimit, të vogla dhe të mesme, dhe do të nxisë zhvillimin e sektorit digjital, atë të kujdesit ndaj të moshuarve dhe të ambientit, për të luajtur një rol më të madh në krijimin e vendeve të punës.
Mbështetje e përforcuar
Teksa Kina po kalon nga motorët tradicionalë të zhvillimit tek motorët e rinj, ka gjithashtu edhe një kërkesë në rritje për talente.
Gjithësesi, ka një hendek të dukshëm mes kërkesës të kompanive dhe strukturës së njohurive apo aftësive teknike të punëkërkuesve. Për t'i orientuar ata të përshtaten më së miri me kërkesën e tregut, raporti i punës së qeverisë të këtij viti theksoi përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe trajnimit profesional.
Wu De, President i Universitetit Bujqësor të Sichuanit, tha se institucioni i tyre që prej vitit 2020 ka filluar të mbyllë dhe të ristrukturojë disa nga degët që kanë norma të ulëta punësimi, duke e vënë theksin tek zgjerimi i praktikës profesionale. "Studentët tani janë më elastikë dhe kanë një gamë më të gjerë zgjedhjesh karriere. Niveli e të sapodiplomuarve, që punësohen direkt apo fillojnë bizneset e tyre, shkoi nga 87.2% në vitin 2020, tek 90.5% në vitin 2023," tha Wu.
Për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut për profesionistë e aftë, në vitin 2023 qeveria ofroi trajnim profesional të subvencionuar për 18 milionë njerëz, me një fokus të posaçëm në sektorët kryesorë si prodhimi i avancuar dhe shërbimet moderne, deklaron MHRSS.
Foto:VCG
Në buxhetin e këtij viti janë lënë mënjanë 66.7 miliardë juanë (rreth 9.39 miliardë dollarë amerikanë) për subvencionet e punësimit, me një fokus të veçantë në punësimin dhe sipërmarrjen e të sapodiplomuarve, punëtorëve emigrantë nga zonat rurale, si edhe shtresave të tjera kyçe të shoqërisë.
"Politiket mbështetëse ofrojnë përfitime thelbësore për të rinjtë si unë," tha Tang Jintao, një student i diplomuar nga Universiteti i Oqeanit Guangdong. Vitin e kaluar, pas përfundimit të shkollës, Tang- u pati vështirësi të gjente një vend pune, por nëpërmjet panaireve të punës të organizuara nga qeveria, si edhe rekomandimeve të komunitetit, kohët e fundit arriti të punësohej në një nga kompanitë e reja të teknologjisë së energjisë.
Vendi është zotuar të vazhdojë përforcimin e masave për nxitjen e punësimit tek të rinjtë, zgjerimin e kanaleve të orientuara drejt tregut, dhe ofrimin e udhëzimeve më të mira për punësimin dhe sipërmarrjen.(Elona)